Spitali i Beratit

E sulmojnë qentë e rrugës, humb jetën gruaja 61-vjeçare në Berat

7 Shkurt 2019, 20:52| Përditesimi: 9 Shkurt 2019, 09:39

  • Share

BERAT - Kafshimi i qenëve të rrugës mësohet se i ka marrë jetën një gruaje pasditen e sotme në një fshat të rrethit të Beratit, ndërkohë që dyshimet e para flasin për një hemoragji të theksuar dhe disa dëmtime të marra në kokë në kohën që ka rënë përtokë. Selime Braushi, banore e fshatit Dyshnik, mësohet se humbi jetën pasditen e sotme në Spitalin e Beratit, ndërkohë që ishte paraqitur me disa plagë në trup dhe në kokë, të cilave nuk i ka mbijetuar.

Burime të këtij spitali bëjnë me dije se gruaja është paraqitur, rreth orës 14:30 të pasdites së sotme, me disa kafshime të thella në gjymtyrët e poshtëm dhe disa dëmtime të mara në kokë, dhe menjëherë është dërguar në Repartin e Kirurgjisë për t'iu ofruar trajtimi mjekësor. Por, dhe pse ka marrë ndihmën e parë shëndetësore gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shkaktuara në trup. Mjekët konfirmuan vdekjen e 61-vjeçares, ndërkohë që do të jetë autopsia mjekoligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. Gruaja mësohet se ndodhej në pronën e saj duke punuar në kohën që është sulmuar nga disa qenë endacakë.

61-vjeçarja, sipas deklaratës që kanë dhënë të afërmit e saj në spital mësohet se ka qënë duke punuar tokat rreth pemëve të ullinjëve, në çastin që është sulmuar nga kafshët e braktisura, që e kanë kafshuar disa herë në trup. Më pas gruaja mësohet se ka rënë në tokë dhe sërisht është sulmuar nga qentë, gjë e cila i ka shkaktuar plagë të tjera, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen. Problematika e qenëve endacak është trajtuar disa herë në media, pasi jashtë çdo kontrolli, të paushqyer dhe pa kujdesje, ata bëhen të rrezikshëm, gjë e cila u vërtetua sot me vdekjen e gruas, banore të fsahtit vetëm pak kilometra larg qytetit të Beratit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hysen,: 08/02/2019 20:59

    Vwtem plumbi duet per went I irrit nga kjo ngjoje do ti crista po te MA be jn nje te a Fermi kshu nuk ka sher ka vetegjysi ju faleminderit

    Përgjigju
  • ligji: 08/02/2019 11:48

    Nuk jane problem veten qente e rrugeve por edhe ato qe kane zot, shteti duhet te beje ligje te ashpra ndaj atyre qe mbajne qente zgjidhur neper rruge.

    Përgjigju
  • doktor: 08/02/2019 10:12

    Ku jane shoqatat e mbrojtjes se kafsheve qe ngrene zerin kur bashkia i vret qente endacak ose i grumbullon pse nuk ndjehen tani kur humb jeten nje qytetare se nje qen vrasin e ngrihen neper media bejne namin me histerizmat e tyre. Ngushellime familjes

    Përgjigju
    • doktor: 08/02/2019 16:25

      o fredi e shoku merr ndonje rroge andej nga ojq e qenve se shume po tu dhimbskan dhe nuk thuhet mire ta kane bere po thuhet ngushellime po do jesh ndonje halabak rrugesh qe jane mbyll llotot e te ka ik zari tani, vetem shan e mallkon per ca te dale perpara :=))))))

    • Fredi: 08/02/2019 12:47

      Ik ore hajvan! E pe më syte e ty qe ishin qen? Yyyyyt!

  • Usa: 08/02/2019 00:02

    Po ska turp shteti, qe I le qent endacak neper Tirane te ecin rrugeve dhe te sulmojne njerz deri ne vdekje. Mu me kan sulmu qent te parlamenti ne 5 te mengjesit. Po cesht ky shtet ? Cudi gjith bota nuk lejon rrugeve qen pa zot,dhe me keq qen te uritur. Turp shteti te ket.ngushullime familjes asaj gruje qe humbi jeten ne token e vet.

    Përgjigju
    • Fredi: 08/02/2019 12:48

      Mir ta kan bo se do kesh majt er m..!

  • Ujku: 07/02/2019 21:55

    Bo sa gjynah e shkreta . Ca nuk degjojme

    Përgjigju
    • Hysen: 08/02/2019 21:06

      O njerez mani arm dhe vritni qent shpetoni nga keto egersira ngushellime familjes

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?