Mario Balotelli

E telefonon vetë trajneri i Serie A, Mario Balotelli pranë rikthimit në Itali

10 Tetor, 15:44| Përditesimi: 10 Tetor, 15:48

  • Share

Trajneri i Genoas, Alberto Gilardino ka telefonuar personalisht sulmuesin Mario Balotelli për ta ftuar të rikthehet në Serie A.

Sulmuesi që tani është një lojtar i lirë, duket i etur për një rikthim në Itali edhe përkundër interesimit nga klube jashtë vendit. Me bisedimet në vazhdim, Balotelli së shpejti mund të kthehet në Serie A.

Sipas La Repubblica, Genoa po e ndjek në mënyrë aktive Balotellin teksa kërkon të forcojë skuadrën. Telefonatën mes Gilardinos dhe Marios e konfirmoi edhe gazetari Fabrizio Romano, me sulmuesin që si lojtar i lirë mund të kalonte në Serie A në çdo moment.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?