BRITANIA E MADHE- Pamjet e një punonjëseje të kujdesit shëndetësor që abuzon me një pensioniste kanë shokuar rrjetin në Britaninë e Madhe!
Pamjet janë bërë publike pasi, punonjësja në fjalë u dënua me vendim të formës së prerë me 6 muaj burg.
Jenny Dady, 29 vjeç, duhej të kujdesej për 69-vjeçaren Liz Youngs, e cila ishte e paralizuar, por pamjet në videon e publikuar tregojnë krejtësisht të kundërtën. “Kujdestarja”, tërheq nga flokët të moshuarën dhe në disa momente edhe nga hunda dhe i jep për të ngrënë pa dëshirën e saj.
Gjatë verës së vitit 2019, vajza e së moshuarës u shqetësua pasi vuri re shenja dhune te nëna e saj, dhe si pasojë i lindi ideja të vendoste një kamera në dhomën e 69-vjeçares, pamjet e së cilës tashmë janë bërë publike.
Sipas “Daily Mail” vetë familja vendosi të publikojnë pamjet për të ndërgjegjësuar sa më shumë njerëz.
Vajza e Youngs, Korina tha: “Mamaja ndërroi jetë gjatë hetimit, kjo më bën të ndihem edhe më keq duke e ditur që ajo ishte trajtuar keq gjatë vitit të fundit të jetës së saj.”
Iris ne Britani ka ndodhur kjo lloj mizorie. Dhe ne Britani e njëjta gjë ndodh shpesh dëgjon gjëra te tilla. Por kështu kur vajza apo djali shkon ne pune për 1600£ ne muaj dhe azilit paguajn 4,000£ ne muaj qe i heqin nga shtëpia
PërgjigjuNgjarja ka mundesi te kete ndodhur ne nje azil pleqsh,dhe viktima nuk eshte e paralizuar,por ka mundesi qe te jete nje nga ata persona, qe vuajne nga Alzhajmeri(skleroza).Ne Amerike ka patur plot raste te tilla te abuzimit me njerez te paafte menderisht e fizikisht qe jane bere publike nga medjat dhe jo vetem keqtrajtim fizik,por dhe perdhunime.Eshte nje fenomen shqetesues i perhapur ne shume vende te botes.
PërgjigjuÇ'farë e keqe?!..sa keq..Uomini Uomini Lupus
Përgjigju