Një grua ka humbur jetën në një mënyrë të tmerrshme pas sulmit të një tigri në një kopsht zoologjik në Kili.
Gruaja, e cila nuk është identifikuar ende nga policia, ishte pjesë e stafit që kujdesej për mirëmbajtjen e kopshtit zoologjik në qytetin e Rancagua, 90 kilometra (60 milje) në jug të kryeqytetit Santiago. Autoritetet deklarojnë se gruaja kishte marrë plagë të shumta në qafë nga sulmi i tigrit.
Oficeri i policisë, Williams Espinoza tha se gruaja nuk e kuptoi që dera e kafazit ishte e hapur dhe u sulmua menjëherë nga tigri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Komento