Bota

E tmerrshme në Australi, vdes 13 vjeçari që fjeti në koshin e mbeturinave! Makina e pastrimit s'e shikon, fëmija asfiksohet nga plehrat

11 Maj 2021, 14:09| Përditesimi: 11 Maj 2021, 14:28

  • Share

Vdekja e një 13 vjeçari ka tronditur Australinë, pasi një kosh mbeturinash në të cilin po flinte u zbraz në kamion të mbeturinave. Spencer Benbolt Junior, i njohur nga miqtë e tij si Budda, dhe dy shokët e tij pak më të rinj, ndodheshin brenda koshit në Port Lincoln të Australisë jugore.

Policia tha se një fëmijë 12-vjeçar arriti të dilte nga koshi dhe filloi të godiste në dritaren e kamionit që vozitësi të ndalej, por dy shokët te tij tashmë kishin rënë brenda kamionit, shkruan Daily Mail. 

Spencer pësoi lëndime të rënda dhe vdiq në vendin e ngjarjes, afër një restoranti “McDonald’s”, ndërsa fëmija më i ri, një 11-vjeçar, shpëtoi pa lëndime.

Shoku i Spencerit, Dylan Fox, tha se adoleshenti ishte duke fjetur në kosh, sepse nuk dëshironte të qëndronte në familjen që e strehonte atë. Drejtuesi i kamionit nuk e dinte që fëmijët ndodheshin në kosh  dhe se është prekur jashtëzakonisht shumë nga ky incident.

Kushërira e Spencer e përshkroi atë si një 'fëmijë me të vërtetë të mirë', me një buzëqeshje të artë në fytyrë.

 'Ai ishte trim, i ashpër. Ai ka kaluar shumë gjëra dhe është një fëmijë shumë i fortë, 'tha ajo me lot të Martën.

Halla e 13-vjeçarit tha se ai gjithmonë kishte një 'marrëdhënie të ngushtë' me prindërit, vëllezërit dhe gjyshet e tij.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?