I jepet lamtumira gruas në Mallakastër! Policia largon nënën e autorit nga varrimi! Burri rrëfen si e mori lajmin: Nipi të dënohet (VIDEO)

8 Janar 2020, 09:24| Përditesimi: 8 Janar 2020, 15:12

  • Share

MALLAKASTËR-Është përcjellë për në banesën e fundit 51-vjeçarja Drita Saliaj që u torturua dhe më pas u mbyt nga nipi i burrit së bashku me dy shokët e tij. Nga Greqia ku kishin shkuar si punëtorë sezonalë, janë kthyer burri i viktimës së bashku me dy djemtë për t'i dhënë lamtumirën e fundit, pasi Drita Saliaj ka qenë e vetme në shtëpi. Në ceremoninë mortore, policia nuk ka lejuar që të marrë pjesë kunata e viktimës, pra nëna e njërit prej autorëve të krimit, 16-vjeçarit L.Saliaj, për të shmangur konfliktet.

Ndërkohë që kunata që nuk u lejua nga policia të merrte pjesë në varrim, nuk ka qëndruar as në shtëpinë e saj duke mbyllur derën dhe larguar. Report Tv sjell pamjet nga shtëpia që është e mbyllur. Ahir Saliaj, bashkëshorti i viktimës kërkon drejtësi në mënyrë që autorët e vrasjes së gruas së tij të marrin ndëshkimin e merituar, edhe pse njëri prej tyre është nipi i tij, djali i vëllait. Ai tregon edhe si e mori vesh lajmin tragjik, teksa ishte në Greqi me dy djemtë. 

Akuza në drejtim të 16-vjeçarit vrasës ka lëshuar edhe xhaxhai i tij, Mitat Saliaj. Kunati i viktimës u shpreh se 16-vjeçari që është edhe nipi i tij, që torturoi dhe mbyti 51-vjeçaren në rezervuar ishte përdorues droge. Ai thotë se edhe banesa e tij është grabitur dhe dyshon te tre të rinjtë që vranë gruan e vëllait të tij. Konstatimin Saliaj e ka bërë sot kur është kthyer nga Greqia. Autorët vijon më tej ai, kanë hyrë nga tavani brenda shtëpisë së tij.

Ndërkohë që tre të rinjtë e kanë pranuar autorësinë e krimit, në prani të psikologut dhe avokatit, ndërsa janë shprehur se gjithçka e nisën për t'i grabitur lekët por se situata u doli jashtë kontrollit. Drita Saliaj u gjet e pajetë dje në rezervuarin e fshatit dy ditë pas ngjarjes, nga polumbarët e forcave RENEA. Nipi i bashkëshortit të 51-vjeçares, (djali i vëllait), L.Saliaj së bashku me dy të rinj, shokë të tij, S.Shehaj 16 vjeç banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj 26 vjeç banues në Gjerbës, të tre të arrestuar shkuan në banesën e 51-vjeçares për të grabitur. Gruaja u shërbeu edhe kafe djalit të kunatit dhe shokëve të tij, siç mëson Shqiptarja.com, por më tej ata e kanë goditur dhe dhunuar, ndërsa më pas e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në rezervuarin e Lumarës, 3-4 kilometra larg shtëpisë së saj, ku dhe u gjet e pajetë një ditë më pas.

1578471930_viktima001.jpg

Njoftimi për vdekjen e Drita Saliaj

Viktima Drita Saliaj

Ora 12:25
'I bija telefonit, por....'! Burri tregon si e mori vesh lajmin për vrasjen e gruas: Nipi të dënohet për krimin makabër (VIDEO)

Ahir Saliaj,  bashkëshorti i viktimës kërkon drejtësi në mënyrë që autorët e vrasjes së gruas së tij të marrin ndëshkimin e merituar, edhe pse njëri prej tyre është nipi i tij, djali i vëllait.

Prononcimi i burrit të viktimës në Fier
Është një vrasje makabër. Unë jam burri.

Si e mësuat ngjarjen?
Isha në Kretë të Greqisë, e marr në telefon dhe nuk hapte telefonin. Pasi njoftoj vëllanë e madh që kishte ardhur me policinë në 01:00 të natës dhe më njoftoi në mëngjes.

Iknit shpesh në Greqi?
Në nëntor kam shkuar në Greqi.

U kishte shprehur Drita më parë ndonjë shqetësim?
Jo, kurrë. E kisha lënë shumë herë vetëm

Si u njoftuan?
Na thanë se dera është mbyllur, kur e hapën dhe gjetën shtëpinë të kthyer ashtu, thashë dicka ka ndodhur.

Njëri është nipi prej autorëve, a do të kërkoni drejtësi?
Patjetër që do të kërkoj drejtësi, edhe fëmija po të ishte, duhet të ndëshkohet.

Keni kontaktuar me familjarët e nipit?
Jo, jo, absolutisht! Nuk kam kontaktuar

Ora 12:18
U vra nga nipi i burrit, i jepet lamtumira e fundit gruas në Mallakastër (VIDEO)

Drita Saliaj, gruaja që u vra nga nipi i burrit me dy shokët e tij në Mallakastër është përcjellë mesditën e sotme në banesën e fundit.  

Ora 11:56
Djali i vrau kunatën, policia largon nënën e autorit nga varrimi në Mallakastër (VIDEO)

Burri me dy fëmijët e gruas që u vra nga nipi i bashkëshortit në Mallakastër janë kthyer nga Greqia, ndërsa sot 51-vjeçarja do të përcillet në banesën e fundit. Gazetari i Report Tv Kristaq Thano raporton se policia nuk e ka lejuar nënën e autorit, kunatën e viktimës, që të merrte pjesë në ceremoninë mortore për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm në këto momente hidhërimi. Ndërkohë që Report Tv sjell pamjet nga banesa e 16-vjeçarit që vrau nusen e xhaxhait. Në shtëpi nuk ndodhet asnjë person dhe dera është e mbyllur. Nëna e autorit, që ishte e vetme në shtëpi është larguar, pasi policia nuk e lejoi ne varrimin e kunates. Burri i saj ndodhet në burg, ndërsa djali u arrestua për vrasjen.

Ora 11:55
Vrasja e gruas nga nipi i burrit, kryebashkiaku i Mallakastrës: Ngjarje e rëndë (VIDEO)

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ishte i banesën e 51-vjeçares që u vra nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij. Ai tha se ngjarja është shumë e rëndë dhe e hidhur. Përsa i përket ankesave të banorëve për vjedhje, ai tha se si cdo zonë edhe kjo ka problemet e veta.

"Është një rast shumë i hidhur dhe i rëndë, unë edhe në emrin tim dhe pozicioni i shpreh ngushëllimet. Organet ligjzbatuese kanë vepruar në kohë rekord për vënien para përgjegjësisë të përgjegjësve. Kjo është një ngjarje, që organet do të përcaktojnë gjithcka që ka ndodhur. Banorët ankohen për vjedhje? Nuk është një fenomen shqetësues për periudhën që drejtoj, por si cdo zonë ka problemet e veta dhe organet marrin masat në cdo rast" deklaroi ai.

Ora 09:44
Vrasja makabre në Mallakastër, kunati i viktimës: Nipi ishte përdorues droge (VIDEO)

Mitat Saliaj, kunati i viktimës, Drita Saliaj shprehet për mediat, se 16-vjeçari që është edhe nipi i tij, që torturoi dhe mbyti 51-vjeçaren në rezervuar ishte përdorues droge.

Ai thotë se edhe banesa e tij është grabitur dhe dyshon te tre të rinjtë që vranë gruan e vëllait të tij. Konstatimin Saliaj e ka bërë sot kur është kthyer nga Greqia. Autorët vijon më tej ai, kanë hyrë nga tavani brenda shtëpisë së tij. 

"Isha te djali se jam operuar nga zemra. Nuk kuptoj gjë, sa erdha, hapa derën, pashë që e kanë shqyer kanë hyrë nga lart. Në shtëpi kisha 2-3 mln lekë mall. Nuk di gjë sa kanë marrë, tëra veglat. Derën nuk e kanë kapur, kanë hyrë nga tavani. Policia nuk dinte gjë. Unë sapo jam kthyer nga Greqia.

Kur isha këtu unë vija njëherë në 15 ditë. Autorët, ky nipi nuk ka qenë djali i mirë, por edhe të tjerët ashtu ishin. Ishte djalë i keq, drogë dhe të gjithë gjërat i ka bërë. Nuk ka qenë i dënuar më parë, të atin e ka brenda" tha ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjerbasaku: 09/01/2020 20:16

    ai qe vrau nuk esht Nipi direkt o Media Shqip esht Cuni i Djalit te Xhaxhait te Bashkeshortit te Zonjes Drita Ngushellime Familjes

    Përgjigju
  • Selenice: 08/01/2020 12:22

    Znj Drita dhe jo Z Drita ore fshatare

    Përgjigju
  • TIRANA: 08/01/2020 11:44

    SHERBIM E JO SHEBIM O MENDER AFRIM.

    Përgjigju
  • Lari: 08/01/2020 10:40

    Eh mer xhaxhi enver ku je se vetem ti i vjen hakut ketyre çilimijve ne litar do varte ne mes te sheshit

    Përgjigju
  • Emi: 08/01/2020 10:28

    Ky ashte breizi si kena shkollu per 30 vje

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/01/2020 10:25

    Bajga neandërtalë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?