Pasioni për kuzhinën dhe tatuazhet e tij ishin të mjaftueshme për të identifikuar dhe më pas arrestuar anëtarin e Bandës famëkeqe 'Ndrangheta', në arrati prej vitit 2014.
Marc Feren Claude Biart, i gjendur në Republikën Dominikane, akuzohej nga qeveria italiane me akuzën e trafikimit të kokainës në Hollandë. Ajo çfarë e demaskoi atë ishin videot e tij në YouTube ku shpjegonte recetat italiane të gatimit ndërsa mbante të fshehur fytyrën. Megjithatë një gjë e tillë ska mjaftuar pasi ai është njohur nga tatuazhet tij.
I arratisuri 53-vjeçar u kap në Santo Domingo dhe u transferua në aeroportin Malpensa të Milanos, tha policia në një deklaratë.
'Ndrangheta konsiderohet si grupi mafioz më i fuqishëm në Itali dhe është e vendosur në rajonin jugor të Kalabrisë. Grupi është i njohur për kontrollin e tij mbi trafikun e kokainës në Evropë.
Në janar, Italia filloi një nga gjyqet më të mëdha kundër të krimit të organizuar në historinë e saj kundër 'Ndrangheta.
Më shumë se 500 të pandehur përballen me akuza të ndryshme duke përfshirë vrasje, trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash.