Gazetari Nuri Dragoi

Kronikë
Shëndeti

E trishtë, humb jetën nga Covid gazetari dhe historiani i njohur shqiptar

15 Tetor 2020, 11:14| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 11:37

  • Share

Covid merr një tjetër jetë ditë e sotme. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë gazetari dhe historiani i njohur shqiptar Nuri Dragoi.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët dhe të afërmit e tij përmes postimeve të bëra në rrjete sociale.

Dragoi ishte i prekur me Covid-19 prej disa ditësh por fatkeqësisht gjendja e tij shëndetësore nuk është përmirësuar dhe e ka humbur këtë betejë.

Miku i tij Tomorr Laze në postimin e tij në rrjete sociale shkruan se Drago ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit.

"Sot në orët e para të mëngjesit, pushoi së rrahuri zëmra e mikut tim të mirë, shkrimtarit të njohur, Nuri Dragoi. Kur Nuriu merte pjesë në gëzime e dasma tek dajllarët e tij në fisin LAZE, në Buzuq të Skraparit, ato 2-3 orë gjumë pas dasme, do ti bënte i qetë në dhomën time...

U prehsh i qetë në gjumin e përjetshëm, i dashur Nuri ! I paharruar kujtimi yt, vëlla ! (Foto të 8 viteve më parë, në një nga aktivitetet në Shoqata Tomorri Durres , gjatë promovimit të librit " Sfidat e Poetit" me autor Nuri Dragoi, kushtuar poetit të madh, presidentit të shoqatës Tomorri, të madhit Xevahir Spahiu)", shkruan në rrjete sociale miku i tij Tomorr Laze", shkruan ai.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doors: 15/10/2020 14:36

    Kur ti shperndaje falas maskat e duhura pra ato kirurgjikale atehere mund te vendose gjob nese nuk perdoren. Maskat prej cope qe mund te kene kosto te ulet nuk sherbejne per asgje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?