Krios Beqaraj

E trishtë/ Ndahet nga jeta ortopedi Krios Beqaraj

25 Prill, 19:46| Përditesimi: 25 Prill, 20:22

  • Share

Krios Beqaraj, mjeku specializant Ortoped është ndarë këtë të enjte nga jeta në një moshë shumë të re, pasi nuk ka mundur t'i mbijetojë luftës me tumorin. 

Lajmi është konfirmuar nga Spitali i Traumës, i cili në reagim shpreh ngushëllime për familjarët.

“Spitali Universitar i Traumës i shpreh ngushëllime familjes së Krios Beqaraj mjekut specializant Ortoped, në Shërbimin e Ortopedisë klinika e parë, për ndarjen nga jeta në moshë të re, pas përpjekjesh dhe dëshirës për të jetuar dhe ushtruar  profesionin e tij, të cilit ditën e sotme ju dha lamtumira për në banesën e fundit. Ngushëllime familjes”,-shkruhet në faqen zyrtare në Facebook.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tini: 25/04/2024 23:12

    ngushellime familjes,,,,,qofte i xhenetit,,,,cfare djali,,nuk e dime sa vjec ishte,,po na ikin te miret e po na mbeten halet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?