E trishtë/ Pati komplikacione me fëmijën, humb jetën një 28-vjeçare shtatzënë e infektuar me COVID-19

17 Nëntor 2020, 12:54| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 16:07

  • Share

Një tjetër humbje e rëndë nga koronavirusi në Shqipëri. Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku, raporton se një 28-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në QSUT.

Ajo ishte e shtruar në Spitalin Infektiv dhe ka pasur komplikacione me fëmijën.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e fëmijës 28-vjeçarja E.D, 5 muajshe shtatzënë, ka ndërruar jetë.

Mësohet se gjendja e saj ishte shumë e rëndë, dhe prandaj ajo u dërgua te kirurgjia në QSUT, ku ka asistuar mjekë nga materniteti "Mbretëresha Geraldinë"

Ditën e sotme u raportua gjithashtu një tjetër humbje e madhe prej COVID.  Ilirjan Draçi, mjek i poliklinikës së specialiteteve nr. 1 ka ndërruar jetë te Spitali Infektiv.


Lajmi kryesor:

Rekord rastesh ditore në vend/ 694 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! Humb betejën pedagogia e ekonomikut dhe 28-vjeçarja shtatzënë


K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albuf: 17/11/2020 14:23

    Mësimi online është ok. Do të thoja me I përqendruar se sistemi normal i ditës. Kërkon me shume impenjim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?