Bujar Gogunja

E TRISHTË/ Shënoi emrin te rekordmenët e katërkëndëshit në botë, ndahet nga jeta legjenda e portës shqiptare

8 Dhjetor 2022, 15:10| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 15:12

  • Share

Legjenda e portës shqiptare, Bujar Gogunja është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Ish-portieri i Labinotit (Elbasan) nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen duke lënë trishtim te familjarët dhe miqtë.

Gogunja për 11 vite mbrojti portën e Labinotit dhe gjithë jetën ia kushtoi futbollit si trajner pasi u tërhoq nga aktiviteti. Ai është shqiptari i parë që ka shkruar emrin në majat më të larta të portierëve botërorë që nuk kanë pësuar gol për shumë minuta. Për 1037 ose thënë ndryshe në 11 takime radhazi në sezonin 1983-84 Gogunja nuk pësoi gol, duke qenë në listën e IFFHS-së i pozicionuar si portieri i 38-të që mban portën e paprekur.

Gogunja, i pozicionuar i 38-ti në listën e IFFHS-së, mban edhe rekordin e të gjitha kohërave të pathyeshmërisë për kampionatin shqiptar të futbollit. Portieri (i lindur më 1957-ën), i cili për më shumë se 11 vjet (1974-1985) mbrojti katërkëndëshin e Labinotit, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e titullit të parë kampion të verdhebluve në sezonin 1983-1984. Ai e mbajti të paprekur rrjetën e portës së tij në 11 takime radhazi, por në minutën e 43-të ndeshjes së 12-të, ishte Genc Tomori i Partizanit, ai që me golin e tij ndërpreu "tragjikisht" rekordin absolut në Shqipëri të Bujarit. Në kampionatin e sezonit 1983-1984, Elbasani në 26 ndeshje pësoi në total 14 gola, 15 fitore, 7 barazime, 4 humbje, 37 pikë. (Atëherë një fitore vlerësohej 2 pikë).

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?