Ilda, Inis dhe Ingrid Gjoni

E trishtë, vdes në moshë të re motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit! E bija rrënqeth me fjalët: Ma këpute shpirtin, dua të jetë ëndërr e keqe!

25 Dhjetor 2023, 21:18| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 21:24

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka pikëlluar familjen e motrave Ingrit dhe Inis Gjoni. Motra më e madhe e familjes, Ilda Gjoni ka ndërruar jetë në moshë të re pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Lajmin e ka bërë me dije e bija, aktorja Ana Lika e cila ka bërë edhe një dedikim prekës në rrjetin social “instagram” për ndarjen nga jeta të së ëmës.

“Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftushëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh ëngjelli jon. Ne përgjithmonë”, kanë qenë këto fjalët e para publike të Anna Likës pasi u mësua se ka humbur nënën.

Postimi i Ana Likës në instragram

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?