Diana Rakipi

Kronikë

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare burrnesha e Durrësit

13 Mars 2023, 10:39| Përditesimi: 13 Mars 2023, 10:40

  • Share

DURRËS- Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Durrësit. Ditën e sotme është ndarë nga jeta Burrnesha e Durrësit, Diana Rakipi ose Lali, siç e thërrisnin. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, për motive që ende nuk dihen.

Diana Rakipi ose Lali, siç e thërrisnin, kishte humbur kontaktet me të afërmit. Pas njoftimit që ata kanë bërë, zjarrfikësit kanë gjetur të pajetë në banesën ku jetonte.

Bijë në një familje me shumë fëmijë (3 vëllezër e 5 motra) Diana ishte dëshmi e gjallë e traditave të vjetra shqiptare, të përfshira në kanunin e Lek Dukagjinit, ku virgjëreshat e betuara, apo burrneshat, janë gra që ndërmarrin një betim dëlirësie dhe veshin rroba mashkullore për të jetuar si burra në shoqëritë patriarkale të Shqipërisë Veriore, Kosovës dhe Malit të Zi.

Lali u betua për t’u kthyer në burrneshë gjatë kohës që Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist. Ajo përçonte herë pas here mesazhe të forta për vajzat: “Bëhuni të zonjat e vetes merreni fatin tuaj në dorë dhe mos u dorëzoni kurrë përballë asgjëje”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 13/03/2023 13:45

    Ngushellime familjes, te prehet ne paqe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?