Nëse të gjithë qytetarët do të kontribuonin në mënyrën e tyre, bota do të ishte një vend më e mirë.
Gjesti i veçantë i 3 emigrantëve shqiptarë në Lamia të Greqisë, të cilët në mënyrë vullnetare kanë lyer dhe riparuar këndin e lojërave të lagjes së tyre, ka prekur zemrat e shumë qytetarëve.
3 shqiptarët konstatuan se këndi i lojërave në të cilin luanin fëmijët e tyre kishte nevojë për riparim, ndaj ata vendosën ta ndryshojnë atë, duke e lyer dhe rregulluar çdo defekt.
“Përmes kësaj ne duam të japim një mesazh, që kushdo që ka mundësi të ofrojë ndihmën e tij, duhet ta bëjë! Pasi në këtë mënyrë qyteti dhe bota ku jetojmë bëhet një vend më i bukur”, tha njeri prej shqiptarëve.
Të tre vullnetarët shqiptarë jetojnë prej vitesh në Greqi, ku edhe kanë lindur dhe rritur fëmijët e tyre.
Asnjëherë mos dyshoni se një grup i vogël njerëzish me ide, dashuri dhe vullnet mund të ndryshojë botën, ndryshimi nis nga ty…TANI!
Ju lumte zoterinj ,tregoni se shqiptaret jane punetore ,te thyeni opinionin per shqiptaret hajdute e kriminele !!!
Përgjigju