Moment nga ndeshja Partizani-Kukësi sezonin e kaluar

E veçantë në Superligë, një dasmë shtyn ndeshjen kryesore! Kukësi-Partizani spostohet të hënën

13 Shtator 2022, 15:50| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 15:52

  • Share

Një situatë e veçantë dhe e padëgjuar më parë është bërë shkak që një ndeshje e Superligës dhe konkretisht këtë herë Kukësi-Partizani, të shtyhet për një datë tjetë.

Kjo sfidë, e vlefshme për javën e pestë të Superligës, ishte planifikuar të luhej me 18 shtator, por FSHF dhe kompania që transmeton ndeshjen e kanë spostuar me datë 19 shtator. Ditën e hënë në orën 15:00.

‘Report TV’ zbulon se arsyeja është bërë martesa e mesfushorit të Kukësit Gjelbrim Taipi. Kapiteni i verilindorëve martohet të dielën dhe si të ftuar shokët e skuadrës nuk duan ta humbasin dasmën. Për rrjedhojë Kukësi fillimisht ka kërkuar shtyrjen, ndërsa edhe Partizani nuk ka refuzuar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?