“Programi i parë nis çdo mëngjes nga ora 08:10 deri në orën 09:00, “E vëmë me bast”. Do të kemi mundësinë me Andrea Markon dhe profesor Albert Karriqin të diskutojmë ndeshjet që do të luhen dhe mbi të gjitha do të vëmë ndonjë bast të vogël, në kuptimin që do të bëjmë një parashikim në lidhje me ndeshjet e ditës që do të luhen. Do të jetë mundësia që të komunikojmë edhe me tifozët, me ata që mund të telefonojnë e të japin mendimin e tyre. Do të analizojmë edhe shtypin sportiv e shumë surpriza në mbrëmje në orën 23:00 “Botërori no stop” – prezantoi moderatori Andi Kapxhiu.
Për Andrea Markon Brazili është favoriti në letër në këtë “Kupë Bote”. Mjeshtri i Madh” i futbollit shqiptar foli edhe për organizimin e gjendjen e futbollistëve në një eveniment që për herë të parë luhet në dimër.
“Kampionati në këtë moment do të jetë i vështirë për lojtarët që nuk do të përshtaten kollaj. Shoh Brazilin se duke parë dhe Europën, është më shumë e angazhuar me kampionatet e tjera, tha Andrea Marko, specialist futbolli.
Në ekranin e Report Tv nuk do të mungojnë as lidhjet e drejtëpërdrejta nga Katari për të përcjellë përjetimet e ngjarjes së madhe sportive.
“Diçka tjetër që është bërë në stadium, do ketë ajër të kondicionuar. Ka shërbim super super ëaë. Siguria është në nivel që nuk mund ta imagjinoni. Në çdo vend keni policë, ushtarë që drejtojnë tifozët, ku duhet të kalojnë dhe në stadium, çdo karrige do ketë televizor personal”, tha Antan Metaj, menaxher pranë familjes Mbretërore.
Gjatë gjithë muajit të Botërorit emocionet ,surprizat dhe spektakli do të jenë prezente.