Bota

E vendosur mes 2 ndërtesave të larta, të rinjtë e Londrës notojnë në 'pishinën qiellore' dhe nisin verën me adrenalinë (VIDEO)

2 Qershor 2021, 10:49| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 15:31

  • Share

BRITANI E MADHE- Të notosh në një pishinë transparente mes dy ndërtesave të larta, me pamje nga qyteti, duket “çmenduri”, por për të rinjtë e Londrës është mënyra më e mirë për të filluar verën!

“Pishina qiellore” 130 metra e lartë dhe fotografitë spektakël, që falin doza adrenaline, tashmë janë kudo në rrjet!

Nuk ka asnjë pishinë të ngjashme me atë “qielloren”, dhe 25 metrat e ujit të pastër kristal, nuk janë për të gjithë. Vetëm rezidentët e ndërtesave në të cilat është ndërtuar pishina, kanë të drejtë ta përdorin atë dhe sigurisht kundrejt pagesës.

Qiraja mujore është nga 1.800 deri në 6.500 dollarë në muaj.

Po ti a do të guxoje të bëje “notë qiellor”?

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?