Albin Kurti

‘E vërteta draftit për rritjen e pagës sime’, Albin Kurti komenton mbi pagën e kryeministrit

17 Shkurt 2022, 23:58| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 23:59

  • Share

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se drafti-projektligj i cili po qarkullon për pagat i publikuar në media, nuk është i saktë. Sipas tij, aktualisht po punohet dhe së shpejti drafti do të vihet në dispozicion të publikut. Kurti komentoi edhe pagën e pozicionit të kryeministrit të vendit.

‘Së pari unë nuk e kam zvogëluar pagën, por e kam përgjysmuar dhe së dyti unë nuk e kam përgjysmuar, por ai para meje e ka dyfishuar’, – tha Kurti në emisionin “Prime” në RTK.

Kurti tha se deri tani janë publikuar vetëm disa “copëza nga draftet e më hershme të projektligjit për pagat”.

‘Unë i kisha lutur qytetarët, por edhe ata të cilët ndikojnë në opinionin publik që të mos bazohen në informacionet e paverifikuara’, – u shpreh kryeministri i Kosovës.

‘Nuk bëhet fjalë as për përcaktim monetar të koeficientit, as për koeficiente të saktë ndaj le ta presim draftin final. Atëherë do ta them edhe unë fjalën time si kryeministër se çfarë mendoj.

Unë nuk e di se cili draft është i saktë, por unë e di që nuk është i saktë ai që është publikuar dhe e di që ka pasur drafte preliminare gjatë diskutimeve’, – tha Kurti.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?