Ndriçim Xhepa

E vërteta e dorëheqjes së Ndriçim Xhepës nga Këshilli Drejtues i RTSH! Kuvendi s’e zgjodhi për mandat të plotë

2 Maj, 11:02| Përditesimi: 2 Maj, 11:54

  • Share

Ndonëse u zgjodh unanimisht nga Kuvendi për të qenë një nga 11 anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqiptar, aktori Ndriçim Xhepa vendosi që në afro një muaj në këtë pozicion të dorëhiqet.

Përmes burimeve Report tv mëson se sa i përket mandatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së , që sipas Statutit shkon deri në 5-vjet, aktori në fakt,  nuk e gëzonte këtë të drejtë. Më 22 mars 2024 ai është zgjedhur për të zëvendësuar poetin dhe kineastin e ndjerë Petrit Ruka, të ndarë nga jeta në vitin 2021. Rrjedhimisht kohëzgjatja e mandatit të aktorit, do të ishte e kufizuar.

Sa i përket përplasjeve të mundshme me drejtuesin e përgjithshëm të RTSH, Alfred Pezën, burimet për televizionin thonë se nuk është një situatë e tillë kjo e dorëheqjes së aktorit. Por edhe në konflikt të mundshëm të drejtuesit të RTSH me anëtarët e Këshillit Drejtues, siç shpjegohet më tej, ligji nuk ia jep fuqinë për të emëruar apo shkarkuar këta të fundit.

Ndërkaq kujtojmë se lajmi për dorëhqjen e Xhepës u bë i ditur në mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit të mbajtur në 29 prill, ku kryetarja Flutura Açka, shpalli vakant këtë pozicion, që do të jetë i hapur për një muaj.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?