Kryetari i PD, Lulzim Basha

E vërteta e frikës nga “përgjimi” i Lulzim Bashës

3 Qershor 2018, 22:55| Përditesimi: 3 Qershor 2018, 23:04

  • Share

Alarmi i pazakontë rreth përgjimit të Lulzim Bashës, i cili tentoi të kthehet në problem politik, po i paraprin zbardhjes së “Dosjes Babale” dhe disa hetimeve të cilat implikojnë drejtues të PD, të përfshirë në një histori banale.

Disa zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike pranojnë privatisht, se janë kontaktuar nga të afërm të “dëshmitarit x” dhe janë shantazhuar prej tyre, për shkak të asaj që ata e quajnë “tradhëti ndaj Babales”, duke zbardhur pa dashje në bisedat e tyre telefonike dhe skenarin, se si u ngjiz “çështja Babale”.

Dëshmitari i kasetës së inskenuar që tashmë po kërkon azil politik në Kosovë, mund të ketë keqpërdorur rëndë PD-në në atë skandal, duke kompromentuar gjithçka, si të porositur politikisht dhe financiarisht nga kupola e PD.

Të frikësuar se kontaktet e fundit me të afërm të “Babales” mund të jenë regjistruar si prova nga prokuroria dhe se së shpejti mund të mbërrijë dhe ekspertiza e kasetës, Partia Demokratike i ka paraprirë këtij zhvillimi të mundshëm, duke ngritur alarmin se po përgjohet kryetari i PD dhe të afërm të tij.

Por kush do ta marrë në PD koston e përballjes me zbardhjen e “Dosjes Babale”?

Nga paniku që po i paraprinë zbardhjes së çështjes, duket se PD po përpiqet të lajë duart nga personazhi ordiner që tentoi të përdorë në një çështje politike. Edhe pse duket që ka prova se PD ka inskenuar të gjithin edhe kudrejt premtimeve financiare, edhe pse e prezantoi vetë e para si skandal, PD po i ikur ballafaqimit me këtë skandal, duke u përpjekur të viktimizohet si një parti e survejuar për shkak të kontakteve me njerëz nën hetim, që bëjnë pjesë në këtë histori.

Dhe në fakt e gjithë kjo është përgjegjësi personale e Lulzim Bashës dhe e shkollës politike që ai adaptoi përmes denoncimit ordiner të modelit të “qytetarit digital”.

Për shkak të këtij mentaliteti, një parti e madhe dhe historike, është zhytur tani një banalitet ordiner, i cili dëmton dhe shumë prej kauzave të saj të drejta. Përgjegjësia e një kryetari partie është pikërisht aftësia e tij, për të orientuar aksionin politik mbi çështje serioze, që bëhen pjesë e shqetësimit të shoqërisë dhe jo mbi inskenime që prodhojnë banalitet për vetë partinë.

Edhe tani kur kjo cështje duhet të ballafaqohet me drejtësinë dhe publikun, dhe kur vetë PD e ka kuptuar në çfarë spirale ka hyrë, Lulzim Basha po përpiqet të viktimizohet si njeri i përgjuar. Nuk di sa mund ta bëjë kjo Lulzim Bashën të besueshëm, nëse vërtet publikohet “Dosja Babale” dhe lidhjet e tij me PD, përfshi dhe telefonata me drejtues të saj, por e sigurt është, që PD-në do ta bëjë një parti qesharake, vetëm fakti që kryetari i saj, është përfshirë në këtë telenovelë banale.

Komento

Komente

  • Highlanderi: 03/06/2018 23:41

    PD eshte zhytur ne m***t dhe nuk di me dal. E po doli nga ky vorbull do qelbe dynjane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?