Politikë

E vërteta e nëntë kushteve të Gjermanisë, jo për negociatat, por për kapitujt

18 Shtator 2019, 22:18| Përditesimi: 18 Shtator 2019, 22:19

  • Share

Sot kancelarja Angela Merkel deklaroi se qeveria gjermane i ka rekomanduar Bundestagut që të miratojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Por sipas burimeve të DW në qarqet e grupit parlamentar CDU/CSU, për Shqipërinë do të ketë nëntë kushte.

Por, Shqiptarja.com mëson se nëntë kushtet, që mund të vendosë Bundestagu për Shqipërinë lidhen me kapitujt dhe jo me hapjen e negociatave në mes të muajit tetor. Një nga kushtet është edhe miratimi i reformës zgjedhore, një kërkesë kryesore e ndërkombëtarëve pas miratimit të reformës në drejtësi, sidomos nga Gjermania.

Sot kryeministri Edi Rama i shtriu dorën sërish opozitës duke i dërguar një letër publike Lulzim Bashës, por aleatëve të tij të vegjël, përveç  Shpëtim Idrizit, që të ulen në tryezën e diskutimit për të miratuar reformën e re zgjedhore. Por Lulzim Basha e refuzoi këtë ftesë duke vendosur disa kushte, së pari zgjidhjen e krizës politike dhe së dyti largimin e Damian Gjiknurit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?