E vërteta për Ilir Allkjan, mjekun që iu ofrua Lulzim Bashës për të politizuar Covid-19

15 Mars 2020, 12:27| Përditesimi: 15 Mars 2020, 15:09

  • Share

Sot ka qarkulluar në media dhe rrjete sociale, lajmi mbi shkarkimin e mjekut Ilir Allkja. Për ata që nuk e dinë, Allkja, një militant i Partisë Demokratike u bë i famshëm pas një videoje të shpërndarë nga kryetari Lulzim Basha, që nga selia e PD, në të cilën ai ankohej për shërbimin pa veshje. Në po të njëjtën video, Allkja deklaron se ka vendosur të vetëkarantinohet.

Por ditën e djeshme, ky person ka vendosur që të lërë vetëkarantinën dhe të shfaqet në vendin e punës. Nga ana e QSUT, pavarësisht shkeljes së një serie betimesh që normalisht ka bërë një punonjës i shëndetësisë, nuk u mor asnjë masë ndaj tij. Edhe pse, pa kaluar disa minuta nga video e transmetuar prej Lulzimi Bashës me Allkjan si aktor kryesor, ky i fundit u vetëpërgënjeshtrua nga disa statuse që po vetë kishte postuar në Facebook-un e tij, ku shfaqej në fotografi me veshje mbrojtëse, nga koka tek këmbët.

Por dje Allkja me sa duket ka kaluar në fazën tjetër të përdorimit. Përveç daljes në punë dhe provokimit të kolegëve që ishin në krye të detyrës, nëse do të marrm të vërtetë deklaratat e tij se ishte vetëkarantinuar prej dy ditësh, ai ka vënë në rrezik edhe kolegët. Sepse, dihet tashmë që koha e inkubacionit të virusit është 2 javë dhe nëse Allkja shpalli që ishte vetëkarantinuar pasi, si mjek që pretendon se është, dyshonte se ishte prekur, duhej të qëndronte në shtëpi për minimumi dy javë.
Tashmë Allkja është shndërruar në një shkelës përsëritës i betimeve, i urdhërave të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë, duke vënë kështu në rrezik edhe kolegët e tij. Megjithatë, ende nuk dihet nëse ndaj mjekut Allkja është marrë ndonjë masë nga QSUT, ndonëse faktet janë kokëforta./Lexo.al

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatmir: 30/12/2020 12:27

    Ky me emrin populli asht i rilindjes dhe shan doktorin

    Përgjigju
  • populli: 16/03/2020 00:21

    Koronaviruset me dy kembe jane shume me te rrezikshem se koronavirusi.

    Përgjigju
  • Arbëri: 15/03/2020 14:54

    Me këtë idiot duhet të merret prokuroria për sabotim...!

    Përgjigju
  • Tani: 15/03/2020 14:40

    Ky duhet izoluar eshte I infektuar ne biografi. Bravo ju te shqiptares qe ja griset masken

    Përgjigju
  • tori: 15/03/2020 13:48

    doktori qenka infektuar ne karakter,izolojeni

    Përgjigju
  • Populli: 15/03/2020 12:42

    Ketij Allkjes i duhet bere mamaka mu ne brime. Ne vend qe te ule bythen e turinjte e te punoje bashke me kolegete e tij per te permbushur detyren e shenjte eshte shenderruar ne nje zedhenes partie. Ik o plehre tu shofte rraca se nuk eshte koha per politike por per te luftuar me te keqen qe ka zene mbare globin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?