Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit ka përmbushur të gjitha pritshmëritë, ndër të tjera duke prodhuar polemika që do mbeten gjatë në memorie. Skuadra e Inzaghit pas një thatësire të stërgjatur fitoi 0-1 me një penallti të kontestuar nga ‘zonja e vjetër’, që me këtë humbje doli përfundimisht nga ënrra titull, ndërsa Inter përveç 3 pikëshit fiton edhe besim për kampionatin numër 20.
Sa i përket golit merita ishte e Dumfries, i cili fitoi 11 metërshin, me Calhanonglu që herën e parë gaboi dhe më pas u shkaktua një kaos. Arbitri e përsëriti me arsyen se De Ligt kishte hyrë në zonë dhe herën e dytë turku nuk fali. Në fund trajneri i Juventusit Allegri deklaoi se ‘luajtëm bukur, ndërsa Inter me këtë fitore është pretendenti kryesor për titull’. Më i ashpër ishte mesfushori Rabiot, i cili tha se ‘ishte e vështirë të luajë 11 kundër 12’, duke iu referuar arbitrit. Gjatë lojës Juventus pasi pretendime për 2 penallti, por që gjyqtari dhe VAR nuk i konsideruan të tilla.
Fitorja e Interit vendos sonte në presion Milanin kryesues, që ka 3 pikë më shumë dhe luan kundër Bolonjës. Për ‘djallin’ çdo rezultat përveç fitores do të vendoste në shumë presion skuadrën.