Sport

'E vështirë të ruash vendin e parë', mbrojtësi i Partizanit: Kujdes! Egnatia ka marrë një trajner me shumë eksperiencë

26 Tetor 2022, 16:44| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 17:03

  • Share

Faza e parë nga katër që ka Superliga u mbyll me Partizanin në krye me 4 pikë më shumë se ndjekësit Tirana dhe Erzenit.

“Kur je në vend të parë të gjithë ekipet e tjera të bëjnë presion, pasi duan të afrohen me ty. Këtë vit çdo ekip në kampionat mund të fitojë me ty dhe ti me atë,”-u shpreh Eljon Sota, futbollist i Partizanit.

Para sfidës së fundit kur Partizani fitoi 1-4 kundër Teutës të kuqtë kishin realizuar vetëm 8 gola për 15 pikë.

“Në fakt janë shumë pak për një ekip si Partizani që synon titullin, por siç e thotë trajneri mjafton të krijohen rastet pasi golat aty do vijnë. Në këtë aspekt ka ndikuar edhe fati,”-tha Eljon Sota, futbollist i Partizanit.

Sfida e rradhës për Partizanin është të dielën kundër Egnatias, një kundërshtar që ndeshjen e parë u hapi shumë punë të kuqve.

“Shumë ndeshje e vështirë. Egnatia është një një ekip i mirë, që tani ka marrë një trajner me shumë eksperienc. Duhet vlerësuar maksimalisht,”-deklaroi Eljon Sota, futbollist i Partizanit.

Për t’u veçuar është edhe fakti se Partizani deri më tani në këtë sezon ka marrë 100% të pikëve në transfertë.

Ne.k./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?