E veshur firmato, noterja Rezarta Koçi del para gjykatës, i komunikohet 'arresti me burg'! U arrestua një ditë më parë për mashtrim, si i përvetësoi pronarëve rreth 2 mln euro

5 Shkurt 2022, 11:11| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 12:15

  • Share

Me xhup të markës së famshme luksoze 'Moncler' dhe atlete po ashtu firmato, me dizajn me zemra, noterja Rezarta Koçi ka dalë sot para Gjykatës, ku i është komunikuar masa e sigurisë 'arrest me burg'. Koçi u arrestua një ditë më parë, e akuzuar për mashtrim, vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Pre e mashtrimeve të noteres 40-vjeçare ishin pronarët e pasurive të paluajtshme apo të hoteleve, ndërsa përmes mashtrimit kishte arritur të përvetësonte 2 mln euro, që më pas i kalonte në llogarinë personale.

Mashtrimet e Koçit u zbuluan nga qytetarët që ishin pala shitëse, pasi nuk merrnin asnjë shumë lekësh edhe pse certifikata e shtëpisë apo biznesit që shisnin kalonte në emër të palës blerëse. Sapo ata i kërkonin paratë, Koçi i mashtronte duke u thënë se do t’i kalonte nga dita në ditë, por nuk ndodhte kurrë. Policia dhe prokuroria po vijon hetimet pasi ka dyshime se noterja bashkëpunonte dhe me persona të tjerë mes tyre edhe biznesmenë për të përvetësuar para nga qytetarët dhe për të kryer falsifikime.  

Kujtojmë se më 5 nëntor të vitit të kaluar, noteres iu vu tritol në makinë, në një ndër lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit "Komuna e Parisit". Autorët nuk janë identifikuar ende, teksa tritoli u konsiderua paralajmërim për gjyqtaren, e cila kishte konflikte për çështje parash me disa persona. Vetëm gjatë vitit 2021 mendohet se noterja ka mashtruar 15 qytetarë, ku Report Tv zbardhi 4 raste kallëzimesh ndaj noteres, nga persona që e akuzojnë se i ka mashtruar.

Në korrik të vitit 2019, Rezarta Koçi është kallëzuar penalisht nga një person me inicialet I. Ç., për shpërdorim detyre dhe mashtrim, duke pretenduar se i ka përvetësuar një shumë parash, në lidhje me një pasuri të llojit hotel.

Në maj të vitit 2021, ajo është kallëzuar nga personi me inicialet E. N për fshehje të ardhurash dhe mashtrim, duke pretenduar se i ka përvetësuar një shumë parash, për një kontratë për shitje të një pasurie të paluajtshme.

Në qershor të 2021, një tjetër person me inicialet E. Q., ka kallëzuar penalisht Rezarta Koçin për fshehje të ardhurash, mashtrim dhe mospagim taksash, duke pretenduar gjithashtu se i ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash. Në 9 korrik të 2021, për Rezarta Koçin u depozitua në prokurori një tjetër kallëzim penal, sërish për mashtrim dhe përvetësim parash.

Heqja e licencës në vitin 2021

Në vitin 2020 një ankesë e mbërritur me email në Ministrinë e Drejtësisë, bëri që ky institucion të fillonte të hetonte Rezarta Koçin. Një qytetar me inicialet K.G., u ankua se noterja nuk kishte përdorur në mënyrë të rregullt llogaritë bankare, dhe pas hetimit të Ministrisë së Drejtësisë u propozua të pezullohej përgjithmonë noterja Rezarta Koçi dhe të fillonte procedimi penal ndaj saj. Gjetjet e Ministrisë së Drejtësisë i mori në shqyrtim Bordi Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Noterisë, i cili vendosi të pranojë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në datë 6 maj 2021

1644056196_rezartakoci.jpg

Komento

Komente

  • Ergi: 05/02/2022 14:41

    Mbon habi fakti se ska ngel lavire dhe baxhelle pa u bo notere apo avokate. Ore kur jepen liçensat, ato te komisionit a e shofin naiher personin nga koka te kembet kot per kurjozitet?? Kjo eshte nje nga shume e shume rastet sesi kto kurvat mbasi blejne diplomen, kapin kollovarin e rradhes si sponsor dhe hapin noteri apo zyra avokatie, dhe e bukra eshte qe do apo sdo do kesh tbesh me kto sepse kto kane kontrata me bankat me permbarimin

    Përgjigju
  • xxx: 05/02/2022 14:09

    Kjo hajdute duhet ti ktheje qytetareve parate e vjedhura ti konfiskohet pasuria qe ka per te shlyer borxhet qe u ka hallexhijve.

    Përgjigju
  • Xheku: 05/02/2022 11:19

    Kushdo qe ka shkuar te zyra e kesaj ne bulevardin Zogu I e ka kuptuar qe kjo vetem notere nuk eshte. Kushedi se sa dokumente me ka humbur. Shkoja se isha i detyruar nga banka, pa te kjo munde shkoje per te pire kafe dhe jo per noteri

    Përgjigju
    • Alb: 05/02/2022 13:44

      Kjo paska qene tip i dashur .Ministri e kish keshilltare pa e beri notere .Pismesmenet e donin shume .Bankat po ashtu i dergonin kontratat e tyre prane saj .Po ata qe blinin gjithashtu ia derdhnin parate ne llogarine e saj personale , gjykesi e riktheu ne detyre .Ja pra dashuria per kete na doli e njeaneshme te gjith e donin por kjo nuk donte as veten jo me te tjeret .O popull idiot qe gjeni dere e hyni hapini syte se ne nje vend te korruptua si ky yni behu vet i zoti i vetes se nuk te mbron askush .Te gjithe ata qe duhet te kujdesen per sigurone juridike e jan hallin gjetiu ,ata keto mostra duan tu marrin here pas here haracin .Zhgjidhni profesioniste kjo nga floket por nga mendja ,jo nga lajkat por nga punet .Nejse sa ta mesoni kete do kete edhe deshmore rruges.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?