Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është një ndër më të dashurat për publikun shqiptar, i cili e ndjek me krenari që prej vitit 2012 kur realizoi këngën e saj të parë.
Në nder të krenarisë, bashkia e Ferizajt në Kosovë vendosi t’ia shfaqi asaj dashurinë, përmes krijimit të një murali me portretin e saj, në të cilin shfaqet e veshur me kostumin tradicional dhe me duart në formën e shqiponjës të pozicionuara pranë zemrës.
Portretin madhështor e ka publikuar edhe Ora në rrjetin e saj social në Instagram duke shkruar “Uau, më habitët shumë me këtë”.
Ora nuk humb rast pa përmendur me krenari origjinën e saj dhe madje shpesh duke e përcjellë këtë përmes muzikës së saj.
Në këngën e saj të fundit “Big”, Ora shfaqet e veshur me konsumin tradicional me qëllimin promovimin e kulturës sonë, përmes muzikës.