ELBASAN- Sërish nuk ka një vendim për ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva. Gjyqi është shtyrë për në 4 prill ora 14:00, pasi mbrojtja kërkoi kohë për njohjen me konkluzionet përfundimtare në gjuhën ruse. Report Tv sjell video nga seanca e sotme, ku rusja shfaqet shumë e qetë, teksa duket e veshur me ngjyrat blu dhe verdhë, flamuri i Ukrainës. Ajo është parë duke lexuar një sërë dokumentesh të sjella nga avokati i saj mbrojtës.
Svetlana Timofeeva u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 me bashkëkombësin e saj Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov pranë ish-uzinës së armëve në Ballsh teksa kur i pikasën nga dy ushtarakë i sulmuan me spraj kimik. Në Shqipëri, të tre të huajt akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, “Dhënie e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.
Rusia kërkon ekstradimin e 33-vjeçares pasi atje është e akuzuar për “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, por ajo ka kërkuar azil në Shqipëri me argumentin se i rrezikohet.
Jane lojra te FSB eshte e instruktuar te bej sikur nuk do ekstradimin ne Russi,ajo e di qe ketu duhet te marri denim te rende dhe ben lojen e viktimes nga Russia qe sapo te dali ne arrest shtepie te largohet per ne Russi.
Përgjigju