E veshur me përparëse të bardhë dhe stetoskop në dorë për të vizituar djemtë, rikthehet më e fuqishme se asnjëherë ish-konkurrentja Ana Lleshi në "Përputhen".
Ajo e gjen gjithmonë një mënyrë për ë tërhequr vëmendjen e djemve në lojë dhe të publikut.
Veshja është përdorur në mënyrë ironizuese si rrjedhojë e një situate të krijuar me ish-konkurrentin e reality-t, Arjon Lulin sezonin e kaluar, ku pas publikimit të një fotoje të tyren në shtrat, Ana ka thënë se ka shkuar në shtëpinë e Arjonit për t’i dhënë një paracetamol, sepse ky i fundit, sipas saj, ishte ndjerë sëmurë.
“Është hera e fundit që shpërndaj paracetamola dhe doja ta praktikoja këtu në Përputhje dhe të startoja nga fillimi.”, ka thënë ajo, teksa po shpërndante paracetamola për konkurrentët e këtij viti në "Përputhen".