Urdhëroi pengmarrjen e të dashurit, lihet në burg Denalda Çezma dhe shoku i saj! Zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit që u mor peng: Kishim lidhje intime, më kishte marrë borxh 30 mijë euro

19 Prill 2022, 11:31| Përditesimi: 19 Prill 2022, 17:21

  • Share

TIRANË- Edhe pse fillimisht u raportua se Ermil Sorra, i kishte një borxh Denalda Çezmës, për të cilën kjo e fundit kishte urdhëruar dy miqtë e saj Shkëlqim Koçekun dhe Sulltan Picarin për ta rrëmbyer, por 31-vjeçari në dëshminë e tij ka dhënë një version totalisht ndryshe të historisë nga çfarë ishte raportuar deri më tani. 

31-vjeçarit, i cili u mor peng në Kashar, nga Shkëlqim Koçeku dhe Sulltan Picari, më 15 prill, dhe u dhunua barbarisht, i riu ka thënë para hetuesve se ai kishte një lidhje intime me Denalda Çezma dhe përgjatë kohës kur kanë qenë bashkë ai i ka dhënë asaj deri në 30 mijë euro borxh në shuma të ndryshme. Sipas pretendimeve të tij, ato e kanë rrëmbyer për ta ‘trembur’ dhe që Ermil Sorra mos t’i kërkonte më paratë e tij mbrapsht.

Denalda Çezma, 37 vjeçe,u shfaq në sallën e gjyqit e veshur me pizhame dhe u la në arrest me burg pasi akuzohet se urdhëroi që të merrej peng Ermil Sorra. Shkëlqim Koçeku, që u shfaq në bankën e të akuzuarit në krah të Denaldës dhe u la në arrest me burg, në momentin e krimit ishte në masë arresti shtëpiak për armëmbajtje pa leje, ndërsa Sulltan Picari është shpallur në kërkim për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.

Ermal Sorra u kishte thënë pengmarrësve që ta lironin pasi ishte mik i Nehat Kullës, i cili nuk jeton më por që njihej si i forti i Tiranës.

1650362268_zezma.jpeg

1650362482_shkelqimkoceku.jpg

Shkelqim Koceku dhe Denalda Cezma

Ora 14:44
Zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit që u mor peng në Tiranë: Me Donaldën kisha marrëdhënie intime, më ka marrë 30 mijë euro borxh! Në vend të parave me dhunoi me të dashurinë ri

 

Është zbardhur dëshmia e 31-vjeçari Ermil Sorra, i cili u mor peng pak ditë më parë nga Shkëlqim Koçeku dhe e Sulltan Picari, të cilët e strehuan në banesën e Donalda Çezmës, ku dhe e dhunuan barbarisht. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar dosjen e prokurorisë, sipas Ermil Sorrës, ai kishte një lidhje me 37-vjeçaren dhe se ajo i kishte marrë atij deri në 30 mijë euro borxh, gjatë kohës që ato kishin një lidhje me njëri tjetrin. Sipas Sorrës, ato e kanë marrë peng, në mënyrë që ta trembin që ai të tërhiqet nga kërkesa për ti marrë paratë e tij.

‘Emil Sorra ka deklaruar se këta persona e kanë dhuanur të tre së bashku me grushta, shkelma, si edhe me rrip, ku i kanë shkaktuar këtij të fundit dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë. Sipas këtij shtetasi shkak për këtë ngjarje është lidhja intime që ai ka pasur me shtetasen Denalda Çezma, ku ai pretendon se gjatë kësaj marrëdhënie ai i ka dhënë shtetases Denalda Çezma, në periudha të ndryshme shuma të ndryshme parash të cilat sipas tij arrijnë vlerën e 30( tridhjetë) mijë eurove. Ai ka deklaruar se kjo shtetase e ka mashtruar në lidhje me kthimin e borxhit të marrë prej saj dhe se i ka përdorur personat e mësipër më qëllim që të largonte këtë të fundit.’- thuhet në dosjen e prokurorisë.

Ora 13:05
Morën peng 31-vjeçarin , arrest në burg për Denalda Çezmën dhe Shkëlqim Koçekun

Gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Denalda Çezmën dhe Shkëlqim Koçekun, të cilët në bashkëpunim morën peng 31-vjeçarin Ermil Sorra. Ky i fundit i kishte Denaldës 20 mijë euro borxh, të cilat nuk ja kishte kthyer.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?