Vota është një e drejtë e patjetërsueshme dhe një nuse nga Kavaja edhe përse në ditën më të rëndësishme të jetës së saj e ka ushtruar këtë të drejtë.
Siç duket edhe në foton e publikuar kjo nuse nga Kavaja, e veshur me të bardha, vetëm pak para se të martohej ka shkuar në qendrën e votimit të përcaktuar për të ushtruar vullnetin e saj të lirë.
Vajza e re nuk ka nguruar të bëjë edhe disa foto për kujtim nga ky moment i veçantë!
Kujtojmë që procesi i votimit në Shqipëri ka nisur rreth 5 orë më parë dhe deri më tani nuk është raportuar incidente shqetësuese për procesin.