Xhensila Myrtezaj ka nxjerrë këngën e saj më të fundit të quajtur "Paris".
Kur pamë fotot e Xhensilës bashkë me Besin në kryeqytetin francez, të gjithë menduan se çifti do të sillte një bashkëpunim, por nuk ndodhi kështu, pasi këngëtarja e ka sjellë këngën vetëm.
Edhe këtë herë për tekstin dhe muzikën është kujdesur Pirro Çako, ndërsa për klipin regjisori Eduart Grishaj.
Kujtojmë që kënga "Sekreti im" e kënduar nga Xhensila Myrtezai dhe Pirro Çako u kthye në një hit, që dëgjohet akoma edhe pas një viti.
Xhensila e ka zbukuruar Parisin me hijeshinë e saj, e veshur me të kuqe, duke sjellë notat muzikore nën dritën e hënës.
Këngëtarja bashkë me klipin ka falenderuar të gjithë mbështetësit që bënë të mundur këngën.
"From Paris with love.
Me shum dashuri sjellim projektin e fundit, me embelsine e muzikes edhe notave të Pirro Cako ,me profesionalizmin e Darko Dimitrov , fotografine dhe videon e Eduart Grishaj, I njejti trini si Sekreti, ju sjellim Parisin", ka shkruar Xhensila.