Edhe Valbona Selimllari i është bashkuar nismës së ndërmarrë nga shumë artistë për të bërë video, ku sensibilizojnë njerëzit për rrezikun që kanoset nga Covid-19, nëse nuk ndjekin me përpikmëri masat e parashikuara nga autoritetet shtetërore.
Edhe pse në vetë-karantinim, Selimllari shfaqet e buzëqeshur dhe plot optimizëm se bashkë mund t'ja dalim.
Në video mesazhin e publikuar për ndjekësit, ajo është shprehur se bashkë do ia dalim, nën sloganin “Kujdes po, frikë jo!, duke rikujtuar se çdo gabim i bërë, do të ishte në dëm të shëndetit tonë, prindërve dhe të dashurve tanë.
Lajmi kryesor:
Mesazhet e artistëve nga vetëkarantinimi: Nga 'Dua më shumë Shqipërinë', tek vepra në murtajë e Shekspirit (VIDEO)
D.M.//ReportTv.al