TIRANË- Kompania e vetme që ka mbetur në garë për të bërë të mundur identifikimin elektronik të votuesve në zgjedhjet e ardhshme është “Smartmatic”. Report Tv mëson se kjo kompani angleze e cila ka ofruar 21 mln USD për të siguruar pajisjet elektronike për identifikimin biometrik, është vënë në qendër të akuzave të presidentit Amerikan Donald Trump se ka manipuluar zgjedhjet presidenciale të 2020.
Report Tv sjell më poshtë të gjithë historikun e akuzave dhe kundërakuzave mes Trump dhe përfaqësuesve të " Smartmatic". Zgjedhjet presidenciale në SHBA sollën një precedent të paparë në historinë e vendit akuzat për manipulim të votave, duke akuzuar kompaninë amerikane Smartmatic, për manipulim dhe ndërrim rezultati. Por cila është kompania dhe a ka pasur akuza të mëparshme ndaj saj.
Cila është kompania?
Smartmatic, u themelua në idenë se teknologjia mund të ndihmojë në sigurimin e integritetit të zgjedhjeve, në vitin 2000. Që nga viti 2003 Smartmatic ka dizajnuar dhe zbatuar me sukses teknologjitë e sigurta të votimit për komisionet zgjedhore në pesë kontinente në 25 vende, duke regjistruar sipas tyre më shumë se 5 miliardë vota me zero shkelje të sigurisë. Duke përdorur teknologjitë më të fundit, Smartmatic po bën votimin në internet dhe dorëzimin e votave në internet një realitet për të mundësuar votimin e sigurt në shtëpi dhe gjithashtu ofron mundësinë për të votuar edhe për personeli ushtarak, diplomatët dhe të tjerët që janë larg shtëpisë.
Kur u akuzua për herë të parë”?
Kompania u akuzua në 2017, nga presidenti i Venezuelës ka akuzuar kompaninë që siguron platformën teknologjike se i ishte nënshtruar presionit të Amerikës dhe se kishte deklaruar 1 milion më pak votues në zgjedhjet e atij viti.
Nicolás Maduro "Ai budalla, presidenti i Smartmatic, ka rënë pre e presionit amerikan dhe britanik dhe deklaroi se kishte vetëm 7.5 milion [votues]. Unë mendoj se ishin 10 milion votues venuzelian."
Për çfarë akuzohet në SHBA?
Në zgjedhjet presidenciale të 2020 Sidney Poëell avokat i Donald Trump lëshoi akuza për manipulim votash dhe ndryshim e rezultatit përfundimtar nga kompania Smartmatic.
“Një nga tiparet më karakteristike (të softuerit) është aftësia e tij për të ndryshuar votat. Mund të vendosë dhe drejtojë një algoritëm që ka të ngjarë të përshkojë të gjithë vendin për të marrë një përqindje të caktuar të votave nga Presidenti Trump dhe për t'i kthyer ato te Presidenti Biden. "
Cili ishte reagimi i kompanisë?
Një deklaratë e lëshuar nga Agjencia e Sigurisë dhe Infrastrukturës Kibernetike thuhet se nuk ka asnjë të vërtetë për pretendimet e Trump. Edhe shefi ekzekutiv i Smartmatic tregoi se Trump dhe mbështetësit e tij po përhapnin lajme të rreme në një fushatë dezinformimi ndaj kompanisë së tij. Antonio Mugica "Kjo fushatë është krijuar për të shpifur ndaj Smartmatic dhe për të minuar zgjedhjet e kryera në mënyrë të ligjshme."