ELBASAN- Florian Lamçja alias “Shabani” në Elbasan, u vra me shishe birre dhe karrige nga dy shokët e tij, Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, dhe miku i tij Adriano Hajdari. Këto janë detajet e zbardhura në vendimin e gjykatës për ngjarjen e 30 korrikut të këtij viti në orën 4 të mëngjesit, ku në masë arresti me burg ndodhen dy miqtë e akuzuar për vrasjen, që deri më tani nuk kanë dhënë dëshmi që mund t’i shërbejnë hetimeve duke deklaruar se ishin të dehur dhe nuk mbajnë mend çfarë ndodhi.
Sanxhaktari, Hajdari dhe Florian Lamçja ndodheshin në një lokal në zonën e Elbasanit duke konsumuar pije alkoolike dhe nargjile. Lamçja u gjet nga policia i mbuluar në gjak dhe i zhveshur, ndërkohë pranë trupit të viktimës qëndronin të heshtur në këmbë Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari nw pritje tw uniformave blu.
Në pranga për vrasjen janë Hajdari dhe Sanxhaktari, teksa në seancën para gjykatëses pa pasur një avokat, kërkuan caktimin e një mase më të butë dhe jo atë të kërkuar nga prokuroria “Arrest me burg”. Tashmë të arrestuarit i janë drejtuar gjykatës së Apelit Durrës ku kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë.
“Shqiptarja.com”, zbardh të plotë vendimin e gjyqtares Pajtime Fetahu, që caktoi masën e “arrestit në burg” për Sokol Sanxhaktarin dhe mikun e tij Adriano Hajdari.
Sipas vendimit të gjykatës, viktima Florian Lamçja ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve të shumta në kokë me sende të forta. Në vendngjarje gjykata sqaron se është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një karrige e thyer, ku besohet se ky ka qenë mjeti i fortë me të cilin viktima është qëlluar disa herë në kokë. Ndër të tjera gjykata në vendimin e saj sqaron se Florian Lamçja veç dëmtimeve të shumta në fytyrë, kishte një të çarë me mjet prerës në parakrahun e dorës së djathtë.
Nuk dihet me saktësi se cila ka qenë arsyeja e grindjes mes miqve, pasi dhe dy personat e arrestuar nuk kanë dhënë shpjegime konkrete, duke deklaruar se nuk kujtonin asgjë për shkak të gjendjes së tyre të dehur.
“Si Hajdari dhe Sanxhaktari, nga kjo përplasje mes shokëve nuk kanë marrë asnjë plagë në trup”-thuhet në vendimin e gjykatës. Lidhur me këtë çështje për të zbardhur rrethanat e ndodhjes së krimit janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë të pranishëm në lokal natën e krimit.
Në raportin e shërbimit të punonjësve të patrullës së Elbasanit thuhet se: “Pas njoftimit të marrë nga salla për një konflikt në Bar-Kafe kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar një person të gjakosur, i zhveshur dhe i shtrirë përdhe. Pranë tij ndodheshin Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari, të cilët i kanë shoqëruar pasi ambulance kishte marrë Florian Lamçjan për ta transportuar në spital. Gjithashtu është shoqëruar në policisë bashkë me Sanxhaktarin dhe Hajdarin. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, në lokal vërehen njolla të shumta gjaku, pjesë xhamash të thyer, një karrige e thyer, sende personale si çanta, një pasaportë biometrike në emër të Florian Shabanit etj”.
Viktima Florian Lamce
E vranë me karrige dhe e zhveshën, si u ekzekutua Florian Lamçja nga shoku i tij (dhëndri i Qazim Sejdinit)
Zbardhet vendimi i gjykatës, çfarë ndodhi mesnatën e 30 korrikut në lokalin në Elbasan. Sanxhaktari e Hajdari masakruan shokun, pritën në këmbë para trupit të pajetë policinë.
poza katunaresh me tregu makiant hahaha sa popull i odhur e kupton direkt kur nje person ska pasur breke ne bythe se filon e ben poza te tilla hej zot .mbushuni me kulture o njerez ,lexoni ,informohuni zhviloni veten tuaj se nese nuk e beni tregu i punes nuk do ju konsideroje fare .Ky eshte rasti i ketyre tipave qe skane asnje aftesi dhe merren me keto gjera sepse skane asnje mundesi tjeter po fajin sjua ka as shteti as shoqeria ,librat aty i akne informacionin aty e kane ...po jo ju pelqen te degjojne noizin me shoke hahha injorance komplet
PërgjigjuPse nuk i nxirni komentet apo keni hall se merzitet vjerri ktij legen djali
PërgjigjuI kan shpatullat e ngrota ata prite kur te jen perjashta.mjer ai qe iku.shyqyr zoti qe nuk jemi aty ata kan pi apostafat ishin esull ishin shok.duket cfar shoqerie esht.
nje dite edhe ata te dy qe e vrane këtë fund do te kene. Po qe se ka shtet ti kalbi ne burg te dy keta te (forte) njerez halabak. Ta provojne njehere jashte shqiperise dicka te tille dhe te bejne burg, skane bythe ta mbajne burgun se ja çajne sumatriçen .