Autori Kristian Cenaj dhe viktima Maringlen Gjonaj

E vrau për orën Rolex dhe varësen e floririt, Apeli lë në burg 30-vjeçarin Kristian Cenaj

16 Nëntor 2022, 15:42| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 16:06

  • Share

LEZHË- 30-vjeçari Kristian Cenaj, i akuzuar për vrasjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonaj, është lënë në burg nga Gjykata e Apelit. Vendimi është marrë ditën e sotme, ndaj të cilit rëndojnë akuza e “Vjedhjes me pasojë vdekjen”.

30-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë, mirëpo një gjë e tillë nuk është pranuar nga organi i akuzës. Ai akuzohet se ka vrarë Maringlen Gjonaj me qëllim grabitjen, pasi ditën e ngjarjes si kishte patur me vetë një orë Roleks dhe një varëse floriri.

Vrasja e Maringlen Gjonaj u zbardh 7 vite pas zhdukjes së tij dhe 4 muaj pas gjetjes së eshtreve në një zone me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit.  Analizimi i tabulateve telefonike si dhe nëpërmejet marrjes së dëshmive e ballafaqimeve, çoi në zbulimin e autorit. Deri më tani Kristian Cenaj nuk e ka pranuar autorisinë e krimit, por prokuroria është e bindur se ai është autori. Cenaj, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin, është ndaluar ditën e djeshme nga policia e Lezhës.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?