E vrau për orën Rolex dhe varësen e floririt, Report Tv zbardh ekspertizën: Mariglen Gjonaj u godit me sende të forta në kokë! Autori u arrestua në Rinas

12 Tetor 2022, 12:08| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 13:07

  • Share

16-vjeçari Mariglen Gjonaj dyshohet se është goditur me sende të forta në kokë çka i ka shkaktuar vdekjen. Report tv ka zbardhur ekspertizen mjeko-ligjore te kryer tek kafka e gjetur në zonën e Fushe-Kuqes në Kurbin, në të cilen thuhet nga ekzaminimi mjeko ligjor ka rezultuar që tek kafka e gjetur, ka patur një dëmtim, që dyshohet që vdekja e tij ka ardhur si pasojë e goditjes në kokë me sende të forta.

Ndërkohë autori i dyshuar Kristjan Cenaj ka vepruar i vetëm për grabitjen dhe vrasjen e adoleshentit. Në këtë konkluzion ka dalë prokuroria e Kurbinit deri në këtë fazë hetimesh në lidhje me këtë ngjarje e cila u zbardh pas 7-vitesh nga zhdukja e adoleshentit nga Mamurrasi. Ndërkohë Kristjan Cenaj ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, pasi do të shkonte në dasmën e një të afërmi.

Oficeret e policisë i komunikuan urdhër arrestin e lëshuar nga prokuroria dhe menjehere u dërgua në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Kurbin në pritje për tu njohur me masën e sigurisë në gjykatë, ndërsa akuza e ngritur ndaj tij është "Vjedhje me pasojë vdekjen", pasi ai mendohet ta ketë kryer krimin për t'i marrë një orë Rolex dhe një varëse adoleshentit të cilat i kishte me vete ditën e ngjarjes.

Në dëshminë e tij para hetuesve 30-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me krimin, por organi i akuzës thotë se ka prova të mjaftueshme që e imlikojnë atë në këtë krim të rëndë. Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh vetëm pak muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonen e Fushë-Kuqes në Kurbin, dhe 7 vite nga zhdukja e tij.

1665484136_cenaj.jpg

Autori Kristian Canaj dhe viktima Mariglen Gjonaj

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?