Kronikë

‘Më tradhtonte me pronarin’/ Gjykata e Durrësit lë në burg burrin që vrau gruan

11 Qershor 2018, 15:30| Përditesimi: 11 Qershor 2018, 17:13

  • Share

DURRES-Gjykata ka lënë në burg pa afat 42 vjeçarin Çelnik Shaholli, i cili vrau gruan Ardiana Shaholli 40 vjeçe mbrëmjen e së shtunës. Autori ka pranuar krimin para gjykatës, ndërsa ka deklaruar se e goditi pas sherrit, pasi dyshonte se gruaja e tradhtonte me pronarin e firmës së rrobaqepësisë ku e ndjera punonte.

Sherri nisi, pasi më tradhtonte me pronarin e firmës.

Çelnik Shaholli para gjykatës

Pas sherrit ai ia ka përplasur kokën bashkëshortes disa herë në tokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në seancë nuk ndodhej asnjë familjar i tij, pasi të gjithë e kishin braktisur. Çifti ka 6 fëmijë, ndërsa sipas familjarëve, gruaja e ishte denoncuar më parë për dhunën, por pas shoqërimeve burri ishte lënë i lirë nga policia. Prokurore e çështjes ka qenë Rabjana Halili, ndërsa gjyqtare Eda Kaja.

Komento

Komente

  • tonin: 11/06/2018 19:24

    me qense ajo te tradhetonte me pronarin..tradhetoje ti ne burg me gaxhain,plere

    Përgjigju
  • Qejfliu: 11/06/2018 16:33

    Edhe me nje dhemb nuk i ka munguar nepsi.He dashuri dashuri

    Përgjigju
  • Ilo: 11/06/2018 15:37

    O idiot gjej noj justifikim tjeter jo kete ate te gjoren ashtu si kishe katandisur me dy dhembe ne goje s'kishin ku ta zinin qente jo me e paska zene pronari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?