Jasir Asani është i destinuar të lërë Korenë e Jugut dhe të rikthehet në futbollin evropian. Për sulmuesin kanë shfaqur interes disa klube, mes të cilëve edhe Dusseldorf në Gjermani.
Agjenti i Asanit, Aleksandar Javkov ka 'trazuar ujërat' duke publikuar një video nga stadiumi i gjermanëve, ku shihet në bisedë me disa zyrtarë të klubit dhe me mbishkrimin "Loading Jasir Asani".
Duket se më në fund Guangju është bindur dhe me shumën e duhur do lërë Jasirin të lirë, teksa Dusseldorf luan në play-off për të siguruar një vend në Bundesligë me Bochum, raund që do jetë me dy ndeshje.
Me gjasë, për shkak se Dusseldorf ende nuk e ka siguruar vendin në elitën e futbollit gjerman, Asani me përfaqësuesit e tij nuk kanë vendosur firmën në kontratë për të zyrtarizuar kalimin.
Fakt është se Asani me Guangju nuk kanë një marrëdhënie të mirë, me sulmuesin që këtë sezon ka luajtur vetëm 7 minuta pas përplasjes me trajnerin dhe drejtuesit për shkak se kërkoi ta linin të lirë të largohej.
jasir asani, dusseldorf pic.twitter.com/QE8AjHBIy0
— News video (@Newsvideo13) May 21, 2024