Një person ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi e ka zënë korrenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkozë-Lanabregas dhe mësohet se viktima po mblidhte skrap në një kabinë elektrike.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Amarildo Basi, 25-vjeç, i komunitetit rom. Si pasojë e forcës elektrike, trupi i viktimës është spostuar disa metra larg gabinës elektrike.
Kanë qenë banorët të cilat kanë akuzuar instancat përkatëse, pasi trupi është lënë për pak kohë në mes të rrugë sepse ambulanca për shkak të terrenit të vështirë e kishte të pamundur për të marrë trupin.
Fillimisht familjarët e tij kanë kërkuar që trupi të dërgohej në banesë, por kanë hasur në kundërshti të policisë pasi duhej të çohej në morg për ekspertizë. 25 vjeçari ishte baba i tre fëmijëve, të cilët për fat të keq tashmë kanë mbetur jetimë.
Viktima pranë vendit të ngjarjes
'Rreth orës 14:00, tek “Uzina e autotraktoreve”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se shtetasi A. B., rreth 25 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.
Cfare skrapi mund te gjesh ne kabinat elektrike,kabllo prej bakri ?!
PërgjigjuTani i vene me rradhe per ngushellim avokatet hajdute, Dauti, Mirlindi, Arseni, Poljoni, Gedeoni, Suadi, ylli, haxhillari etj
PërgjigjuGenjejne nga Covidi iku lumadhi..!!
Përgjigju