DURRËS- Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Ornela Gjeçi ka ndërruar jetë pas ka rënë në kontakt me energjinë elektrike tek po bënte dush.
Gjeçi, 45 vjeç është dërguar në spitalin e Durrësit rreth orës 08:20 nga bashkëshorti i saj. Fatkeqësisht mjekët kanë konstatuar se 45-vjeçarja ka mbërritur në spital pa shenja jete.
45-vjeçarja ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teka ka qenë duke bërë dush. Bolieri ka qenë në prizë teksa 45-vjeçarja është futur për të bërë dush. Ndërkohë familjarët që kanë qenë në shtëpi, kanë dëgjuar masën dhe menjëherë kanë dërguar Gjeçin në spital, por ajo ka mbërritur pa shenja jete.
Gjeçi ishte mësuese historie, ndërsa ka pasur mesazhe prekëse edhe nga kolegët e saj.
"Do na mungosh te gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës.
Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e bukur që Ornela la pas, sepse ajo do i mungojë të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin", thuhet në reagime.
Për fat të keq kjo nuk është hera e parë që një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me korrentit. Rasti më i fundit ka qenë në Fushë-Arrëz ku humbën jetën nëna me 2 vajzat. Nisur nga kjo, ka pasur një propozim nga deputeti Benet Beci në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, i cili ka kërkuar iniciativë ligjore për vendosjen e automateve që shpëtojnë jetë në çdo familje. Sipas tij, kjo duhet të shndërrohet në një detyrim ligjor, duke propozuar edhe mundësinë që të realizohet nga investimet publike që mbulojnë kompanitë përgjegjëse, mirëpo e gjitha ka mbetur vetëm në kuadër të një deklarate, pasi nuk është bërë asnjë përparim.
Zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja ka komentuar në studion e Report Tv, tragjedinë e regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku drejtoresha e shkollës të Rrubjekës humbi jetën pasi e zuri korrenti. Bejtja tha se ky është një problem brenda rrjetit në shtëpi, jo i jashtëm.
“Mund të mos jetë o togëzuar mirë, dushi të ketë bërë masë, rrjeti mbaron në shtëpi nga sahati, asgjë nuk vjen nga rrjeti, pas rrjetit ke automatik, është siguresa brenda shtëpisë, nuk ka lidhje me rrjetin nga jashtë”, tha zv.ministri.
Kjo është drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë, Ornela Gjeçi e cila humbi jetën e ditën e sotme pasi e zuri korrenti në dush.
“Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë - Ornela Gjeçi. Do të kujtojmë gjithmonë si një drejtoreshe e përkushtuar, si një kolege e dashur me të gjithë, si një njeri pozitiv dhe e qeshur gjithmonë. Do na mungosh te gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës. Pushofsh në paqe KOLEGE”, shkrihet në reagimin e shkollës 9-vjeçare Rrubjekë.
“E tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta para kohe të drejtoreshës së shkollës 9- vjeçare në Rubjekë! Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e bukur që Ornela la pas, sepse ajo do i mungojë të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin. U prehsh në paqe mike”, shkruan Zyra Vendore Arsimore Shijak.
Kur ne europe ka norma edhe standarte edhe per zilen e derez. Ju kerkoni ligj per vendosjen e automatit salvavita qe ka te pakten 20 vite qe eshte ne treg. Ne kemi hallin e saliut do futet a jo ne zgjedhje...
PërgjigjuTokezoni shtepit edhe cdo pajisje elektrike Ca behet ka frike robi te beje banjo Ngushellime familjes
PërgjigjuNuk e marr vesh cfare dreq model bolierash perdoren ne Shqiperi dhe nga /i psonisin/! Ketu ne U.S,bolierat jane ne bazament dhe furnizojne nje pallat te tere,ose dhe nje shtepi te vetme dhe sist.elektrik ndryshon nga ai evropian.S.d.q nuk mund t'i c'takosh nga priza kur je ne pallat sic behet ne Shqiperi,se jane te perbashketa,por ama jane te sigurta,nuk kemi degjuar asnjehere incidente si keto qe ndodhin ne Shqiperi.Propozimi i z.Beci me duket shume interesant.
PërgjigjuNuk komentohet nje ngjarje e tille ne USA (kudo mund te ndodhe nje gje e tille) , sepse do te dukej shume banale krahasuar me ndodhite qe ndodhin cdo jave.
ik o kosovar i qelbur,,,o arberor tru peshkor,,shko e komento ne kosove.....o buce e sali berishes...
PërgjigjuC'FARE BENI O NJEREZ,HIQNI PRIZEN,,ALAMET GRUAJE,,,HIQENI PRIZEN PARA SE TE LAHENI....MOS I ZINI BESE KORENTIT,,DHE CELESIT...NGUSHELLLIME FAMILJES....
PërgjigjuTa bejne me ligj automatin per mbrojtjen e jetes
PërgjigjuNgushellime familjes! Eshte rasti i dyte ne nje vit qe e ze korenti dike duke bere dush. Kam jetuar ne disa vende ne perendim dhe nuk kam pare kurre boliere qe te jene te dukshem ne banje dhe me prize. Pse nuk ndiqen standartet perendimore? Ka lidhje me mungesen e ngrohjes qendrore apo eshte dicka tjeter?
PërgjigjuJemi në vitin 2023 dhe deshirojm të bashkohemi me boten e civilizuar moderne. Edvin shkjau shqipfolës tradhtari i shekullit që punon për zhdukjen e shqiptarve me ndihmen e kriminelve fashist serborus…! Ky ështé rezultati fatkeq i çdo shqiptari në Shqipërin e mjerueshme…! A ka zot që kë t’ia tjej kokën këti tradhtari shqipfolës
PërgjigjuO ju shpelafte mortja ne te gjithe bote ka boliere me korent edhe une ketu ne shtepi (Itali)me bolier e kam ,heq prizen perpara se te lahem .o debila ju per cdo gje akuzoni qeverine .kjo tregon qe jemi komb i prapambetur .
Shko ne gjermani ha patate.