Një 51-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në banesën e tij, në fshatin Kutalli, në Bashkinë Dimal.
Mësohet se 51-vjeçari Altin Hajdari ka qenë duke shembur një mur rrethues në banesën e tij dhe muri është rrëzuar duke e zënë poshtë.
Menjëherë familjarët e kanë transportuar 51-vjeçarin drejt Spitalit të Beratit, por mjekët e spitalit konfirmojnë se ai mbërriti pa shenja jete.
Trupi i tij është transportuar drejt Repartit të Morgut, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Beratit, që po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje aksidentale.
Komente
