Sociale

E zhdukur prej 2 marsit të këtij viti, emisioni 'Pa Gjurmë' gjen adoleshenten korçare, tregon arsyet e largimit të saj nga shtëpia (BISEDA E PLOTË)

28 Mars, 16:30| Përditesimi: 28 Mars, 17:29

  • Share

Gjendet një muaj pas zhdukjes adoleshentja nga Korça, V.H. e cila u kërkua pak ditë më parë nga i vëllai në emisionin “Pa Gjurmë”.

Në një video-call me moderatoren Odeta Dume, 15-vjeçarja tregoi arsyet e largimit nga shtëpia ndërsa ndodhej me të dashurin por nuk tregoi një vendndodhje të saj.

Ajo u shpreh se pas vdekjes së babait, kishte patur konflikte me të vëllanë, Serxhio Hoxhën ndërsa ishte detyruar që të merrte këtë vendim për t’u larguar pa gjurmë.

Odeta Dume: V… përshëndetje!

V.H: Përshëndetje si je ti?

Odeta Dume: Po çfarëa ka ndodhur, pse ke ikur kështu nga shtëpia dhe i ke bërë merak të gjithë?

V.H: Si erdhi vdekja e babait tim, unë e kisha pikë të dobët dhe vëllai më largonte. Dita-ditës më thoshte: “Ti nuk ke shtëpi këtu”. Ndaj unë e detyrova djalin që kam sot që të më merrte se nuk kisha ku të jetoja.

Odeta Dume: Ju keni bërë konflikte, debate me njëri-tjetrin?

V.H: Po, unë dita-ditës futesha gjithmonë në stres, e shqetësoja veten time me këto fjalë.

Odeta Dume: Por ti aktualisht në çfarë vendi ndodhesh?

V.H: Vendin s’mundem që ta tregoj!

Odeta Dume: Nëse ti je me një person që të do, përse ke frikë të tregosh vendin ku je?

V.H: Po se janë hapur probleme, janë bërë më të mëdha. I hap probleme edhe djalit që kam në krah. E dua shumë se më ka përkrahur në atë moment që s’kisha përkrahje prej asnjë njeriu. Në qoftë se shkoj në shtëpinë time dhe takoj vëllanë, a mbyllen këto muhabete?

Odeta Dume: Po sigurisht V... Ma jep fjalën që do shkosh tek vellai?

V.H: Ta jap fjalën si nënën time!

Gjithashtu gjatë bisedës foli edhe partneri i adoleshentes, i cili kërkoi që të tërhiqej denoncimi i bërë nga i vëllai në mënyrë që ai t’i kthente të motrën në shtëpi.

Odeta Dume: Përshëndetje!

Partneri i 15-vjeçares: Përshëndetje!

Odeta Dume: Unë nuk dua të të tremb, por thjesht fakti që kjo vajzë që ti mban në shtëpi kërkohet nga policia, edhe ti punët nuk i ke fort mirë.

Partneri i 15-vjeçares: Në qoftë se unë shkoj në polici e di që do jem brenda. Edhe brenda të shkoj për këtë vajzë, unë prapë nuk e lë. Se unë përderisa e mora, nuk e kam marrë ta lë rrugëve, por e kam marrë për shtëpi. Në qoftë se vëllai e tërheq denoncimin, do ta çoj në shtëpi.

Odeta Dume: Zoteri ... ke marrë një 15-vjeçare dhe dënohesh për këtë gjë. Është një vëlla që e ka motrën e humbur dhe ti e ke për detyrë të shkosh tek dera, t’i trokasësh edhe t’ja dorëzosh motrën. Dhe motra të flasë me vëllanë e më pas të vendosni se çfare do bëni. Por jo ti të vesh kusht: “Hiq denoncimin”.

V.H rezultonte e zhdukur që prej datës 2 mars të këtij viti. Ajo ishte larguar nga shtëpia pas vdekjes së babait ndërsa kishte braktisur edhe bashkëshortin e saj, me të cilin ishte martuar në një moshë të vogël, 13 vjeçe. Fatmirësisht pasditen e sotme (28 mars) ajo premtoi se do të kthehej në shtëpi dhe do të ribashkohej me të vëllanë i cili prej një muaji ishte në merak për fatin e saj.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?