Vazhdon tmerri për familjen e 19 vjeçares Artemis Vasili, me origjinë shqiptare, gjurmët e së cilës janë zhdukur misteriozisht më 16 tetor në Koropi të Greqisë.
Rasti i gjetjes së një kufome femër në një valixhe, e cila rezultoi se i përkiste një gruaje 38 vjeçare kineze ka alarmuar familjen e 19-vjeçares, pasi kishte frikë se trupi i pajetë i femrës mund të ishte i Artemis, por fatmirësisht nuk ishte.
Avokati i cështjes Anastasios Dougas, ka folur për protothema se ka informacione se vajza është duke u mbajtur pa dëshirën e saj nga dy burra. Ai nuk përjashton mundësinë që ata të kenë bërë ndryshime në pamjen e 19-vjeçares.
"Informacioni që kemi është se ajo po mbahet nga dy burra kundër vullnetit të saj. Në fakt, ata e kanë parë atë në Volos dhe Athinë, është saktësisht e njëjta dëshmi. Pas dimensionit që ka marrë çështja, mendoj se mund të ketë pasur disa ndryshime në pamjen e 19-vjeçares, mund t’i kenë prerë flokët, mund t’i kenë vendosur një paruke, nuk e di.
"Hetimet janë duke vazhduar dhe apeli ynë është që kushdo që di diçka, të flasë edhe në mënyrë anonime", thotë z. Dougas.
Artemis Vasili, e reja me origjinë shqiptare ka dal një mëngjes të premte të datës 16 tetor nga shtëpia, për të bërë një intervistë pune nga e cila nuk u kthye më kurrë, nga ai moment familja e saj me origjinë shqiptare po përjeton një makth me sy hapur, i cili duket sikur nuk do të marri fund shpejtë.
Autoritet greke janë ende në kërkim të gjurmëve të reja të vajzë së humbur duke o mobilzuar me çdo mënyrë për gjetjen e vajzës së zhdukur.