Gjurmët “dixhitale” të 19-vjeçares ne origjinë shqiptare Artemis Vasili kanë humbur, pasi dikush ende i panjohur ka fshirë të dhënat elektronike nga email-i i saj të cilat sipas hetuesit ishin të dobishme për zbulimin e zhdukjes së vajzës së re.
Menjëherë pasi kjo e dhënë ka dalë në dritë, Hetuesi i Krimeve Kompjuterike i çështjes, ka kontaktuar menjëherë me ‘Google” në mënyrë që personi i cili ka fshirë këto të dhëna të identifikohet, përpara se këto prova të humbin.
Këtë e zbuloi, hetuesi në fushën elektronike, Vassilis Georgopoulos, i cili mori autorizimin nga familja e 19-vjeçares, dhe konstatoi se në email-in e saj ishin fshirë të dhëna të cilat mund të ishin të dobishme në hetimin e rastit të Artemis.
Ndërkohë, sipas emisionit “dritë në fund të tunelit”, kanë mbërritur disa dëshmi të reja të cilat mund të rikthejnë shpresën për rigjetjen e gjurmëve të Artemis.
Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë një vajzë me tipare dhe veshje të njëjta me ato të një ditë para zhdukjes së saj.
“Unë dhe burri im po ktheheshim nga Anavyssos të Shtunën pasdite dhe pamë një vajzë jashtë një kantieri të braktisur. Ajo kishte veshur atlete të bardha, pantallona të errëta dhe një bluzë apo këmishë me ngjyrë të çelur. Ajo gjithashtu kishte një çantë shpine të zezë. Dukej e lodhur dhe e humbur. Na bënë përshtypje sepse ajo po ecte vetëm në shkretëtirë në zonën e Kitsi në Koropi ", tha ata.
Historia e zhdukje së Artemis, ka nisur 5 muaj më parë, mëngjesin e 16 tetorit e cila doli nga shtëpia për të bërë një intervistë pune nga e cila nuk u kthye më kurrë.
Autoritet greke janë ende në kërkim të gjurmëve të reja të vajzë së humbur duke u mobilizuar me çdo mënyrë për gjetjen e saj.