Kronikë

E zuri korrenti teksa rregullonte dritat e rrugës, ndërron jetë 54-vjeçari punonjës bashkie në Shkodër

16 Mars 2023, 11:02| Përditesimi: 16 Mars 2023, 15:06

  • Share

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Një punonjës i Sektorit të Ndriçimit ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:05 në lagjen ‘Qemal Stafa’.

54-vjeçari ishte punonjës i sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?