E zuri orteku i borës në Brezovicë, ndërron jetë turistja e huaj 54 vjeçare

13 Shkurt, 20:17| Përditesimi: 13 Shkurt, 20:28

  • Share

KOSOVË- Një turiste e huaj 54 vjeçare ka humbur jetën në Brezovicë pas rrëshqitjes së një orteku dëbore.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, e rëndë të ndodhur rreth orës 15:35 të ditës së sotme në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do tju njoftojmë me kohë. Viktima është femër, shtetase e huaj, e moshës rreth 54 vjeçare”-thuhet në njoftimin e policisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?