KRUJË- Taulant Dika 34-vjeç, humbi jetën një ditë më parë teksa punonte në fasoneri, 100 metra pranë shtëpisë së tij. Babai i dy fëmijëve të mitur u përcoll mesditën e sotme në banesën e fundit, duke lënë në dhimbje familjarët.
Jashtë kameras ata thanë se kishte pak ditë që kishte filluar punë për të siguruar jetesën. Fasoneria që prodhon këpucë sot është e mbyllur, ndërsa policia arrestoi administratorin Fredi Kalesha për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Policia po merr në pyetje Kaleshën dhe punëtorët e tjerë për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes. Paraprakisht thuhet se viktima ka tentuar të zhvendosë një tranxhë, makineri e rëndë që shërben për prerjen e lëkurës së këpucëve.
Tranxha e ka zënë poshtë 34-vjecarin Dika teksa tentonte ta zhvendoste brenda ambienteve të punës. Dika ishte i siguruar në këtë fasoneri, ndërsa për mungesën e kushteve teknike do të përgjigjet para drejtësisë administratori Kalesha.
Aksidentet në punë janë të shpeshta dhe ndër sektorët me risk përpos ndërtimit janë ndërmarrjet prodhuese. Gjatë vitit 2022, 32 punëtorë humbën jetën në vendin e punës, ndërsa në total numërohen 184 aksidente në punë, në rang vendi.
Viktima Taulant Dika
Policia e Krujës ka arrestuar 48-vjeçarin Fredi Kalesha, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi një ditë më parë në këtë fasoneri humbi jetën punëtori Taulant Dika. Fredi Kalesha është arrestuar për veprën penale shkelje të rregullave në punë.
'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën.'- njofton policia.
O z. Faik kete pune e beme dhe e deshen vete. Edhe vendet e tjera te Lindjes bene kalimin gradual te sistemit por asgje nuk u prish asnje xham nuk u thye. Ata qe i bene gjemen kwtij vendi qe e shkaterruan e poshteruan aq sa te vjen turp ti thuash vetes qe jam shqiptar i ke sot deputete prokurore gjyqtare. Sali Berisha dhe banda e tij qe vrane ne Gerdec ne 21 Janar ne vend qe te jene prapa hekurave vazhdojne te flene te qete se kane mbrojtjen e sigurt
PërgjigjuDy tè RINJÈ ikin nga kjo BOTÈ né LULE té RINISÉ !!!!! PSE ndodh kjo ???? Sepse SHTETI èshtè INEKZISTENT !!!! PRISHÉN KOMBINATET qè ishin PUNÈ SUPER tè PASTRA dhe tè SIGURTA nga pjesa e SIGURIMIT TEKNIK , dhe PRUNÈ FASONERITÈ dhe FABRIKAT e MAFIES né SHQIPÈRI , ku GRATÈ dhe VAJZAT SHQIPTARE , i Trajtojnè si SKLLAVE MODERNE , duke i SHFRYTÈZUAR né MAKSIMUM !!! TÈ vjen TURP TURP tè thuash jam SHQIPTAR , kur shikon VAJZAT dhe NÉNAT SHQIPTARE çdo méngjes kur shkojné TUFA TUFA nè puné me DUAR me KALLO , me DUAR tè ÇARA , me DUAR tè QEPURA, sepse jané PRERÈ me DHJETRA heré tek FASONERITÈ e KRIMIT tè ORGANIZUAR !!!! SHIKON GRA dhe VAJZA qè ju mungojnè Gishtrinjtè e DORÈS , ngaqè i kané HUMBUR tek FASONERIA e KRIMIT tè ORGANIZUAR , qè i SHFRYTÉZON duke i mbajtur nè punè 7 DITÈ tè JAVÈS !!! Ajo VAJZA nga TROPOJA dje u SHRYP BARBARISHT me MAKINÈ nga NJÉ AVENTURIER , dhe kèta KARAGJOZÈ SHOFERÈ qè shtypin KALIMTARÉ Çdo ditè , janè Fémijét e kètyre PRONARÈVE BANDITÈ tè FASONERIVE , apo Fémijè tè LLASTUAR tè DREJTORÉVE SHTETÈRORÈ , apo té POLITIKANÉVE , apo tè NARKO -TRAFIKANTÉVE !!!! IKÉN edhe 2 SHQIPTARÈ tè RINJÈ né BOTÉN tjetèr , (VAJZA 22 VJEÇE nga TROPOJA , dhe DJALI 38 VJEÇ ,nè FASONERI ) !!!! TÈ DY PUNONIN , njèri iku né ORARIN e PUNÉS dhe tjetra kthehej nga PUNA pèr nè SHTÉPI !!! 33 VJET ANARSHI , KORRUPSION , HAJDUTÈRI , KRIM , NARKO-TRAFIK , BANDITÉRI , GRABITJE dhe PLAÇKITJE !!! KÈTO janè PASOJAT qè na kanè lèné POLITIKANÈT HAJDUTÈ alla Arben Ahmetaj , Ridvan Bode , Genc Ruli etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj NGUSHÉLLIME FAMILJARÈVE dhe u PREFSHIN nè PAQE dy tè RINJTÈ , qè pèr FAT tè KEQ do tè HARROHEN shumè shpejt mbas 3 ditèsh !!!!!
Përgjigju