Xavi Hernandes do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Për këtë nuk ka më asnjë dyshim, pasi klubi ku ish-katalansi drejtonte, Al-Sad, ka bërë të ditur se kanë prishur marrëveshjen me mirëkuptim. Sipas Al-Sad Xavi do Barcelonën dhe ata nuk janë bërë pengesë.
“Xavi na informoi disa ditë më pare për dëshirën e tij për të shkuar te Barcelona në këtë moment, për shkak të krizës aktuale që po kalon klubi i qytetit të tij. Ne e kuptojmë dhe vendosëm të mos i ndalojmë rrugën,”- shkruhej në deklaratën e klubit.
Pak ditë më parë Barcelona shkarkoi nga drejtimi Ronald Koeman për rezultate të dobta.
Komento