UEFA ka konfirmuar rikthimin e Olympique Lyonnais në fazën e grupeve të Europa League për sezonin 2025-26, ndërsa Crystal Palace është zbritur zyrtarisht në Conference League.
Vendimi erdhi pas një shqyrtimi të hollësishëm të strukturave të pronësisë së klubeve, ku figura qendrore është biznesmeni amerikan John Textor, i cili mban aksione në të dyja klubet.
Sipas rregullave të UEFA-s për ndarjen e pronësisë së klubeve që marrin pjesë në garat evropiane, nuk lejohet që dy skuadra nën kontrollin e të njëjtit investitor të marrin pjesë në të njëjtën kompeticion. Për rrjedhojë, UEFA vendosi që Lyon, i cili fillimisht ishte përjashtuar për shkak të problemeve financiare, të rikthehej në Europa League, duke zbritur Crystal Palace në Conference League.
Në të njëjtin njoftim, UEFA bëri me dije se klubi anglez ka të drejtë të apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), ndërsa vendimi ka sjellë gjithashtu lëvizje të tjera. Nottingham Forest përfiton nga situata dhe kualifikohet për në Europa League.
Komente
