Politikë

e-Albania reagon ndaj akuzave të PD:  Të pabaza, ne nuk ruajmë të dhëna dhe as i përpunojmë ato! Jemi urë komunikimi mes shtetit dhe qytetarit

11 Prill 2021, 15:08| Përditesimi: 11 Prill 2021, 15:09

  • Share

Platforma e-Albania ka hedhur poshtë akuzat e PD se të dhënat personale të qytetarëve po përdoren nga PS për qëllime zgjedhore. Në reagim e-Albania shkruan se këto janë të pabaza dhe se kjo platformë në asnjë moment nuk ruan, administron apo përpunon të dhënat e qytetareve por është një urë e qendërzuar komunikimi mes shtetit dhe qytetarit e biznesit.

Reagimi i plotë i e-Albania

Suksesi i e-Albania me digjitalizimin e shërbimeve publike njihet dhe vlerësohet nga e gjithë bota përmes institucioneve ndërkombëtare si OKB, OECD, BE dhe DASH.

Sulmet e Partisë Demokratike ndaj platformës e-Albania, e cila siguron shërbimet publike online për qytetarët janë të pabaza. Ne e kuptojmë se PD është në fushatë por kjo nuk justifikon sulmin politik ndaj një institucioni që është kryekëput në shërbim të qytetarëve.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit garanton qytetarët shqiptarë se në asnjë rrethanë të dhënat e disponuara nga AKSH-i as nuk janë përdorur, po as nuk mund të përdoren teknikisht nga partitë politike ose vetë qeveria për qëllime politike apo elektorale.

E-albania në asnjë moment nuk ruan, administron apo përpunon të dhënat e qytetareve. Kjo është e treguar qartë edhe në ndërfaqen e portalit. Të dhënat mbahen dhe administrohen nga bazat e të dhenave respektive në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore të institucioneve administruese të tyre sipas aktit të krijimit.

E-albania është një urë e qendërzuar komunikimi mes shtetit dhe qytetarit e biznesit.

E-albania shmang ngritjen paralele të faqeve të çdo institucioni me qëllim ofrimin e shpërndarë të shërbimeve elektronike duke e bërë më të thjeshtë për qytetarin dhe biznesin duke lehtësuar kërkesën per shërbim dhe marrjen e shërbimit.

AKSH mirëpret në cdo kohë qoftë përfaqësues të partisë që sulmon pa asnjë bazë institucionin dhe qoftë përfaqësues të portaleve që e mbështesin këtë sulm, për të ballafaquar pretendimet e tyre.


Lajmi kryesor:

'Po përgjojnë të dhënat personale' Balla i përgjigjet PD: Shpifsa të dëshpëruar, ne kemi databazen tonë të të dhënave të krijuar nga komunikimi me njerëzit


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?